Rritet përfshirja në programet e formimit profesional - AKPA: Janar-Mars, 24% më shumë pjesëmarrës se një vit më parë

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat mbi formimin profesional për periudhën Janar-Mars 2026, duke evidentuar një rritje të pjesëmarrjes në këto programe.
Sipas të dhënave nga AKPA, 2.710 individë kanë përfituar nga formimi profesional gjatë këtij tremujori, duke shënuar një rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky zhvillim konsiderohet një tregues pozitiv për rritjen e interesit ndaj aftësimit dhe përmirësimit të kapaciteteve për tregun e punës.
Nga ana tjetwr, rezultatet tregojnë një përfshirje të gjerë të grupeve vulnerabël në këto programe. Konkretisht 1.595 përfitues janë të rinj deri në moshën 29 vjeç, ndërsa 1.380 janë gra dhe vajza që kanë ndjekur kurse profesionale. Këto kurse synojnë jo vetëm pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri teorike, por mbi të gjitha me aftësi praktike, të cilat rrisin më tej mundësitë për punësim afatgjatë.
Po kështu, 378 pjesëmarrës i përkasin skemës së ndihmës ekonomike, shifra që tregojnë se programet e formimit po shërbejnë si një mekanizëm për riintegrimin social dhe ekonomik të kësaj kategorie.
Gjithashtu, 100 pjesëtarë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian kanë marrë formim profesional, ndërsa 50 të tjerë janë persona me aftësi të kufizuara, duke reflektuar përpjekjet për përfshirje dhe barazi në aksesin ndaj aftësimit profesional.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive thekson se qëllimi kryesor mbetet rritja e aftësive profesionale të qytetarëve dhe garantimi i mundësive të barabarta për një integrim të qëndrueshëm në tregun e punës.
Serbia liron rezerva shtesë të naftës - Zgjat ndalimin e eksportit të karburantit
Qeveria e Serbisë ka vendosur të lirojë sasi shtesë të naftës nga rezervat dhe të zgjasë më tej ndalimin e eksporteve të karburantit për të mbrojtur tregun......
Qytetarët nuk pritën rivlerësimin, bum shitjesh në 2025-ën - Kalimi i pronësisë, shqiptarët paguan 20 milionë euro më shumë
Tregu i pronave është përballur me çmime në rritje të vazhdueshme gjatë vitit që lamë pas, por nga ana tjetër, edhe në pritje të procesit të rivlerësimit, i......
“Pasoja shkatërruese nga mbyllja e Hormuzit” - Kreu i OKB Guterres, apel për rikthim në normalitet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi për pasoja shkatërruese të ndërprerjeve të zgjatura në Ngushticën e Hormuzit. Në një......
Pagat e drejtorëve ekzekutivë rriten ndjeshëm - Sipas një analize të Oxfam, punëtorët po përfitojnë gjithnjë e më pak
Pagat dhe kompensimet e tjera për drejtuesit e lartë në të gjithë botën janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa punëtorët kanë gjithnjë e më pak para’ në......
Plan strehimi për 100,000 shtëpi në dhjetë vjet - Qeveria italiane miraton edhe zgjerimin e uljes së akcizës për karburantet
Qeveria italiane ka miratuar “Planin e Strehimit”, si dhe vendimin që rinovon uljen e akcizës për karburantet. Ulja pritet të zgjatet për 21 ditë, e......
AIDA merr pjesë në Konferencën e Biznesit Gjermani – Shqipëri në Berlin dhe organizon një workshop mbi investimet në Shqipëri
Më 30 prill 2026, në ambientet e Haus der Deutschen Wirtschaft u zhvillua Konferenca e Biznesit Gjermani –Shqipëri, një takim i rëndësishëm i përfaqësuesve......
Sa mjete qarkulluan në Shqipëri në fillim të vitit 2026? Dominojnë markat gjermane, me Volkswagen dhe Mercedes në krye të preferencave
Numri i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të rritet me ritme të qëndrueshme, duke kaluar shifrën prej 1 milion në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të......
“Paketë mbështetjeje nëse çmimet rriten” - Malaj: Po monitorojmë situatën. Do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme
Qeveria do të ndërhyjë me paketa lehtësuese për grupet vulnerabël nëse rritja e çmimeve do të jetë përtej normales dhe situata e konfliktit në lindjen e......


