Shqipëria Postuar më 30 Prill 2026, 13:17

“Paketë mbështetjeje nëse çmimet rriten” - Malaj: Po monitorojmë situatën. Do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme

Nga Elisabeta Dosku

“Paketë mbështetjeje nëse çmimet rriten” -

Qeveria do të ndërhyjë me paketa lehtësuese për grupet vulnerabël nëse rritja e çmimeve do të jetë përtej normales dhe situata e konfliktit në lindjen e mesme do të vijojë.

I pyetur lidhur me uljen e parashikimit për rritjen ekonomike nga Banka Botërore dhe rekomandimeve për reforma,  Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se këto masa do të ndërmerren në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, ndërkohë që situata është nën monitorim.

“Jemi duke monitoruar situatën dhe do të marrim masa për shtresat në nevojë nëse është e nevojshme”.

Ndërsa sa i takon kontributit që kanë dhënë çmimet në rritjen e të ardhurave, Ministri theksoi se performanca nuk vjen nga çmimet.

“Perfomanca nuk vjen nga çmimet sepse inflacioni nuk është rritur në muajin mars. Por vjen nga mirëadministrimi.”

Ministri u ndal dhe tek paketa e paqjes fiskale, duke theksuar se aktet nënligjore pritet të hyjnë në fuqi në muajin Maj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat