Shqipëria Postuar më 30 Prill 2026, 12:36

“Ndërtimi dhe turizmi rritën pagat e punonjësve” - Malaj: Reagim ndaj nëndeklarimit. 77 mijë përfitues nga rimbursimi përmes DIVA

Nga Elisabeta Dosku

“Ndërtimi dhe turizmi rritën pagat e punonjësve” -

Buxheti i shtetit ka rritur të ardhurat në tre muajt e parë të vitit me 250 milionë euro në raport më Janar-Mars 2026. Në konferencën e përmuajshëm për mediat, Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri me dije se kjo performancë ka ardhur si rrjedhojë e mirëadministrimit fiskal dhe e reformave antiinformalitet. Sipas tij, vetëm nga reforma ndaj nëndeklarimit të pagave, bizneset kanë reaguar me rritje në 25% për pagat nga 70-100 mijë lekë dhe 26 % në fashat 100-120 mijë lekë.

“Gjatë 3-mujorit të parë të vitit janë regjistruar 13 825 punonjës më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ka pasur një rritje të deklarimit të pagave në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në fashat 70 mijë-100 mijë lekë dhe 100 mijë-120 mijë lekë, ku është shënuar rritje respektivisht me 25% dhe 26% krahasuar me marsin e vitit 2025. Në sektorin e ndërtimit rritja e deklarimeve të pagave është edhe më e theksuar, duke arritur në 81% në fashën 70 mijë-100 mijë lekë dhe 61% në fashën 100 mijë- 120 mijë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në sektorin e turizmit, rezulton një rritje e ndjeshme e deklarimit të pagave, me 34%. Tatimi mbi pagën ka shënuar rritje si në sektorin privat, me 17.1% më shumë se në 3-mujorin e parë të vitit 2025, ashtu edhe në sektorin publik, me një rritje prej 9%."

Ministri u ndal edhe në plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA,  ku theksoi se janë dorëzuar mbi 164 mijë dhe janë mbi 77 mijë përfitues nga skema e rimbursimit.

“Janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025. 77 077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç. 1.4 miliard lekë është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore.

Vetëm 670.2 milionë lekë janë kërkuar deri tani për t’u tërhequr si rimbursim monetar”.

Sa i takon kompensimit të TVSH-së në bujqësi, Ministri i Financave theksoi se skema nis të aplikohet nga 1 korriku 2026 dhe shuma potenciale për kompensim në 3 mujorin e parë 2026 është 400 milionë euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat