“Të rinjtë punojnë, por nuk vlerësohen” - Analiza e ALTAX: Vende pune sezonale dhe paga të ulëta

Ekonomia shqiptare po krijon më shumë vende pune se një dekadë më parë, por shumë prej tyre mbeten të pasigurta, sezonale dhe me paga që nuk ndjekin ritmin e kostos së jetesës.
Referuar të dhënave të INSTAT, papunësia e përgjithshme ka zbritur në rreth 8.1-8.3 %, ndërsa papunësia e të rinjve 15-29 vjeç, qëndron rreth 15 %, niveli më i ulët i dekadës së fundit, por shumë më i lartë se mesatarja kombëtare.
Por sipas analizës së bërë nga ALTAX, dhe pse panorama është pozitive në dukje, të rinjtë sot përballen me një treg ku kërkohet eksperiencë që në hyrje, aftësi digjitale, gjithë të huaja dhe fleksibilitet të lartë profesional. Për shumë të rinj hyrja në tregun e punës është kthyer në një proces të zgjatur tranzicioni midis praktikave, kontratave të përkohshme dhe punëve me rotacion të lartë.
Sipas analizës, kjo situatë krijon një fenomen të ri social, ku të rinjtë janë statistikisht të punësuar por ekonomikisht mbeten të pasigurt. Rritja e kostove të jetesës në qytetet kryesore, sidomos në Tiranë ka bërë që shumë të rinj edhe pse punojnë, nuk arrijnë të kursejnë, të blejnë një banesë apo të krijojnë stabilitet afatgjatë.
Sipas analizës, norma e punësimit tek të rinjtë është rreth 46 %, ndërsa gati gjysma e kësaj grupmoshe mbetet jashtë tregut aktiv të punës, kryesisht për shkak të arsimimit dhe mungesës së mundësive reale.
Analiza del në konkluzion se një nga dobësitë më të mëdha të ekonomisë shqiptare mbetet lidhja midis arsimit dhe tregut të punës. Kjo për shkak se arsimi vazhdon të prodhojë më shumë diploma sesa aftësi praktike.
Nga ana tjetër informaliteti konsiderohet si fenomeni që prek më së shumti të rinjtë. Referuar analizës, edhe pse formalizimi i ekonomisë është rritur, puna informale mbetet shumë e përhapur tek të rinjtë. Turizmi, tregtia, shërbimet dhe ndërtimi vazhdojnë të kenë kontrata të pasigurta, punësim sezonal dhe jashtë skemave të sigurimeve, duke krijuar mungesë stabiliteti afatgjatë.
Nga ana tjetër pagat e ulëta që ofrohen për të rinjtë në nisje të karrierës, duke mos u mbuluar kostot e jetesës, konsiderohen si një shtysë i kësaj kategorie drejt emigrimit. Emigrimi vazhdon të mbetet zgjedhja më racionale për shumë të rinj jo vetëm për paga më të larta, por për më shumë siguri, meritokraci dhe mundësi zhvillimi.
Analiza del në konkluzion se për të mbajtur forcën e re punëtore në Shqipëri, si një vlerë e shtuar për ekonominë dhe tregun e punës, nevojiten një sërë masash që lidhen me arsimin, sigurinë ekonomike, informalitetit, strehimin dhe në fund rikthimin e besimit përmes meritokracisë, institucioneve funksionale dhe sigurisë ekonomike.
Mbi gjysma e të punësuarve në Shqipëri, “punë krahu”/ Bujqësia, industria dhe ndërtimi mbajnë peshën kryesore
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 57% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në sektorë që lidhen kryesisht me punën fizike, ose siç njihet......
OBP publikon katalogun e parë për materialet mjekësore - Standarde dhe çmime të unifikuara për spitalet
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) sh.a. ka publikuar katalogun e parë për “Blerje materialesh mjekimi të përgjithshme dhe kirurgjikale për nevoja......
Si mund të jenë pushimet verore për evropianët? - Synohen destinacione të afërta nga frika e rritjes së çmimeve të biletave të avionëve
Evropianët mund të zgjedhin destinacione më të afërta se sa të udhëtojnë në vende më të largëta në Azi dhe Lindjen e Mesme për pushimet e tyre verore, tha......
Siria, e varur nga nafta ruse - Dërgesat janë rritur me 75%, në rreth 60,000 fuçi në ditë këtë vit
Rusia është shfaqur si furnizuesi kryesor i naftës në Siri, pavarësisht lidhjes së qeverisë së re me Perëndimin dhe mosbesimit ndaj Moskës për mbështetjen......
Kohët e arta të euros kanë përfunduar - Që prej datës 1 prill, 1 euro është barazuar me 95 lekë. Leku, më i fortë se kurrë
Kursi i këmbimit vijon të jetë në favor të lekut, ndërsa euro ka prekur fundin. Që prej fillimit të vitit e deri më tani, monedha evropiane vetëm sa është......
Sa i fortë është besimi ekonomik në Shqipëri në 2026? Indeksi i Eurostat tregon luhatje edhe pse renditemi mbi mesataren europiane
Besimi ekonomik në Shqipëri gjatë muajve të parë të vitit 2026 paraqitet i qëndrueshëm, megjithëse me disa luhatje të natyrshme që reflektojnë zhvillimet......
Rritet përfshirja në programet e formimit profesional - AKPA: Janar-Mars, 24% më shumë pjesëmarrës se një vit më parë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat mbi formimin profesional për periudhën Janar-Mars 2026, duke evidentuar një rritje të......
Serbia liron rezerva shtesë të naftës - Zgjat ndalimin e eksportit të karburantit
Qeveria e Serbisë ka vendosur të lirojë sasi shtesë të naftës nga rezervat dhe të zgjasë më tej ndalimin e eksporteve të karburantit për të mbrojtur tregun......


