Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja vjen si rezultat i një dinamike më të lartë regjistrimesh, ku gjatë vitit 2024 janë regjistruar 15,970 ndërmarrje të reja, nga 13,636 që u regjistruan një vit më parë, me një rritje në 17%. Pra, nisur nga ky ritëm, mund të themi se në vitin 2024 janë hapur mesatarisht 44 biznese në ditë.
Sektorët që kanë udhëhequr këtë rritje janë ndërtimi dhe transporti. Ndërtimi ka parë zgjerimin më të madh me 7.5%, duke kaluar nga 6,955 në 7,479 ndërmarrje aktive. Edhe transporti dhe magazinimi ka njohur një hov të konsiderueshëm me 7.2%, ndërsa rritje më të moderuar kanë shënuar sektori i informacionit dhe komunikacionit, industria dhe tregtia.
Megjithatë, jo të gjitha sektorët kanë përjetuar rritje. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë shënuar një rënie me 1.4%, ndërsa akomodimi dhe shërbimi ushqimor kanë rënë me 0.5%, një sinjal që mund të lidhet me vështirësitë e qëndrueshmërisë në sektorin e mikpritjes pas sezonit turistik. Por, duhet të theksojmë se ndër aktivtet që kanë peshën më të madhe në numrin e regjistrimeve të reja për vitin 2024 është pikërisht akomodimi, me 2,224 ndërmarrje. Pra, mund të themi se shërbimet mbeten zemra e ndërmarrjes shqiptare, ku 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve.
Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve janë të vogla. Vetëm 1.5% e tyre kanë mbi 50 të punësuar, çka tregon një ekonomi që vijon të dominohet nga mikrondërmarrjet dhe bizneset familjare. Nga ana tjetër, 5.3% e ndërmarrjeve janë me kapital të huaj ose të përbashkët, kryesisht me origjinë nga Italia me 41.8%, Kosova me 8.3% dhe Turqia me 6.5%.
Këto të dhëna pasqyrojnë një ekonomi që vijon të zgjerohet ngadalë, me impulse të reja në sektorët urbanë dhe ndërtimorë, ndërsa sfidat mbeten për sektorët e prodhimit dhe bujqësisë. Rritja e regjistrimeve të reja sinjalizon optimizëm të moderuar në klimën e sipërmarrjes.
Live TV

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Pagat në turizëm, nga 55 mijë deri në 140 mijë lekë! - DPT: Kontrolle të thelluara ndaj bizneseve që paguajnë më pak se minimumi indikativ
Bizneset në sektorin e turizmit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t'i nënshtrohen......

Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata......

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport......