Importi i perimeve prek rekordin, po ashtu dhe kostot e prodhimit/ Partnerët kryesorë të furnizimit janë Egjipti, Greqia dhe Gjermania
Rritja e çmimeve të perimeve nuk ka qenë vetëm një ndjesi në treg, por ajo konfirmohet qartazi nga të dhënat zyrtare si të prodhimit vendas, ashtu edhe të importit. Indeksi i prodhimeve bujqësore për perimet shënoi një rritje rekord prej 21.6% në vitin 2024, duke e çuar nivelin e përgjithshëm të çmimeve në 156.3 pikë, më i larti në një dekadë. Ndërkohë, vlen të përmendin faktin se ndikimin më të madh në inflacionin e ushqimeve e kanë dhënë pikërisht zarzavatet. Por kjo rritje vjen në një kohë kur Shqipëria ka importuar më shumë perime se kurrë më parë.
Sipas të dhënave të importit, në vitin 2024 janë importuar 61.1 milionë kg perime, rritje me 28.9% krahasuar me vitin 2023.Vlera e këtyre importeve ka kapur shifrën rekord prej 4.29 miliardë lekësh, një rritje mbi 1 miliard lekë krahasuar me një vit më parë. Në te dyja rastet, edhe në vlerë, por edhe në peshë, importi ka prekur rekord absolut në vitin që lamë pas.
Vlera mesatare për 1 kg perime të importuara në 2024 është rreth 70 lekë/kg, nga rreth 69 lekë/kg në 2023 dhe 77 lekë/kg në 2022, me luhatje që reflektojnë origjinën e importit dhe sezonin. Në fakt, importi shpesh ndodh në periudha jashtë sezonit vendor.
Por cilat kanë qene shtetet që na kanë furnizuar me zarzavate?
Kur flasim për vitin 2024, partnerët që renditen në fillim të listës me peshën më të madhe të importit për këtë produkt janë Egjipti, Greqia, Gjermania, Turqia dhe Holanda.
Në këtë kuadër, përplasja mes çmimeve të larta të prodhimit vendas dhe përmbytja e tregut nga perimet e importuara ka krijuar një situatë ku konsumatori paguan shumë, ndërsa prodhuesi vendas shpesh del i pambrojtur në treg. Megjithëse importet ndihmojnë në mbulimin e nevojës për konsum, ato kanë një efekt të dyfishtë pasi rrisin çmimet dhe rrezikojnë konkurrencën e prodhuesve vendas.

Nvidia “prek” vlerën më të lartë në histori - Aksionet u rritën mbi 50% në dy muaj, të nxitura nga kërkesa për “IA”
Aksionet e Nvidia-s arritën nivele rekord, duke e bërë përkohësisht kompaninë më të vlefshme në botë. Kjo rritje u nxit nga kërkesa e madhe për çipet e......

Air BnB në Shqipëri, konkurenca në turizëm po ul çmimet - Vathi: Rritja e ofertës ka sjellë ulje të çmimit mesatar në muaj
Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë......

Depozitat e energjisë, për herë të parë në ligjin shqiptar - Elementi i ri në sistem, operatorët duhet të licencohen nga Enti Rregullator
Për herë të parë, legjislacioni shqiptar do të njohë dhe rregullojë konceptin e “depozitimit të energjisë” si një element i ri në sistemin elektroenergjetik......

Italia, “magnet” për të pasurit - Do të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025
Italia pritet të tërheqë rreth 3,600 milionerë në vitin 2025, duke u pozicionuar e treta në botë në këtë renditje speciale. Të pasurit zgjedhin Italinë për......

Dogana shqiptare: Konfiskohen mbi 600 koli pije freskuese për shkelje të markës tregtare
Dogana shqiptare njofton se operacioni i ndërmarrë nga dega e doganës së Durrësit ka çuar në konfiskimin e 616 kolive me pije freskuese që mbanin mbishkrimin......

Programi 79 milionë euro për energjinë hyn në fuqi - Nga grantet për 8000 familje te instalimi i 130 stacioneve të karikimt për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), me një vlerë prej 79 mln euro, do të......

Rreth 4 në 5 biznese të huaja në vend punësojnë më pak se 5 persona/ Italia “dominoi” tregun shqiptar me sipërmarrje të mëdha
Shqipëria, vitet e fundit, përveçse është e ekspozuar ndaj turizmit, ka përfituar edhe nga rritja e njohjes ndërkombëtare. Kjo njohje është shoqëruar me një......

Situata zjarreve në vend/ AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar!
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra......