Rreth 4 në 5 biznese të huaja në vend punësojnë më pak se 5 persona/ Italia “dominoi” tregun shqiptar me sipërmarrje të mëdha
Shqipëria, vitet e fundit, përveçse është e ekspozuar ndaj turizmit, ka përfituar edhe nga rritja e njohjes ndërkombëtare. Kjo njohje është shoqëruar me një interes të shtuar nga bizneset e huaja, të cilat e shohin Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për të investuar dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrësit vendas.
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri operuan gjithsej 7,007 biznese të huaja, një pjesë e madhe e të cilave kanë krijuar bashkëpunime me sipërmarrës shqiptarë. Të dhënat e analizuara nga “Scan Intel", tregojnë se shumica dërrmuese e këtyre bizneseve janë të vogla për nga numri i të punësuarve. Saktësisht, 79.5% e bizneseve të huaja kanë të punësuar vetëm 1 deri në 4 persona, çka dëshmon se pjesa më e madhe e investimeve janë biznese të vogla që kërkojnë të vendosen dhe të rriten në tregun vendas. Nëse iu referohemi këtyre të dhënave rezulton se 4 në 5 biznese të huaja që hapen janë të vogla.
Ndërmarrjet që kanë 5 deri në 9 punonjës, të cilat përfaqësohen nga 485 biznese ose 6.9% e totalit. Këto janë sipërmarrje pak më të strukturuara, por që gjithsesi mbeten në kategorinë e bizneseve të vogla. Ndërmarrjet e mesme, që përfshijnë ato me 10 deri në 49 punonjës, renditen të dytat për sa I përket numrit, ato përbëjnë 8.7% të totalit të ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vend. Në fund renditen ndërmarrjet e mëdha, të cilat kanë më shumë se 50 punonjës dhe përfaqësohen nga vetëm 333 biznese, ose 4.7% e totalit.
Veprimtaritë ekonomike më të zakonshme ku këto biznese janë të angazhuara janë ato që lidhen me prodhimin dhe ofrimin e shërbimeve. Sa i takon përkatësisë shtetërore, Italia është vendi që ka numrin më të madh të ndërmarrjeve të mëdha në Shqipëri, me gjithsej 167 të tilla. Në anën tjetër, Izraeli përfaqësohet nga numri më i vogël i bizneseve të mëdha, me vetëm 3 të tilla. Vendet që renditen pas Italisë për nga numri i ndërmarrjeve që operojnë në vend janë Greqia dhe Kosova, duke treguar një prani të konsiderueshme të investitorëve nga këto shtete.
Për më tepër, sipas të dhënave, në Shqipëri operojnë edhe 2,021 ndërmarrje të tjera të huaja nga vende të ndryshme të botës, nga të cilat 85 prej tyre kanë mbi 50 punonjës.
Live TV

Rimëkëmbja e Ukrainës, hapet më 10 korrik në Romë konferenca e përbashkët - Të pranishëm disa krerë shtetesh
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të hapë Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik, në orën 10:30, me një fjalim në seancën plenare, ku......

Abuzimi me energjinë elektrike, 9 subjekte të proceduara dhe 69 të identifikuara. 1500 kontrolle në 1 muaj
Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore! Në kuadër të zbatimit të ligjit......

Bankers, aktivitet 20-vjeçar me humbje - Inxhinieri ngre pyetjen: Nëse ka humbje pse kërkon zgjatje kontrate?
Edhe inxhinieri i naftës, Fatmir Shehu, beson se kompania Bankers Petroleum ka kryer evazion fiskal në vendin tonë, për faktin se pavarësisht se ka......

Sa duhet të jenë komisionet në bankomate? - Tafa: Ulja e tyre do të reduktojë ndjeshëm kostot e qytetarëve
Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ndërmori një hetim ndaj shërbimeve që ofrojnë bankat në ATM. Nga hetimi, nuk u konstatuan praktika që cenojnë......