Bota Postuar më 4 Korrik 2025, 11:14

Temu dhe Shein i “kthejnë shpinën” SHBA-së - Heqja e përjashtimit “de minimis” ul ndjeshëm dërgesat kineze

Nga Kristi Ceta

Temu dhe Shein i “kthejnë shpinën” SHBA-së - Heqja e

Pas heqjes së përjashtimit tatimor për paketat me vlerë të ulët, dërgesat ajrore nga Kina drejt SHBA-së ranë ndjeshëm. Platformat si Temu dhe Shein po e zhvendosin fokusin drejt tregjeve evropiane dhe aziatike për të shmangur tarifat e larta.

Vëllimi i dërgesave ajrore midis Azisë dhe SHBA-së po përjeton një rënie të forte, që pas heqjes së përjashtimit tatimor në fillim të majit për mallrat me vlerë të ulët nga Kina.

Të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) tregojnë se kërkesa për dërgesa ajrore nga Asia për në Amerikën e Veriut ra me 10.7% në maj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo reflekton “efektin frenues të politikave të reja tregtare amerikane,” thuhet në dokument.

Dërgesat me vlerë nën 800 dollarë, kryesisht nga platformat e tregtisë elektronike me çmim të ulët si Shein dhe Temu, përfshiheshin më parë në përjashtimin tatimor "de minimis". Megjithatë, që nga 2 maji, këto dërgesa nga Kina dhe Hong Kongu fillimisht u taksuan deri në 145%, për ta ulur më pas këtë tarifë në 30% pas një marrëveshjeje tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Ekspertët thonë se vëllimi i dërgesave me kosto të ulët për në SHBA në maj pësoi rënie drastike, me ulje prej 43% krahasuar me prillin, sipas vlerësimeve të fundit. Megjithatë, ngarkesat drejt tregjeve të tjera, si Evropa dhe rajoni Azi-Paqësor, janë shtuar. Sipas ekspertëve të sektorit, nuk është e sigurt nëse këto rënie dramatike do të vazhdojnë, pasi bizneset kishin parashikuar heqjen e përjashtimit de minimis dhe tarifa u ul në mes të muajit.

Analistët raportojnë gjithashtu se platformat e tregtisë elektronike po zhvendosin dërgesat drejt tregjeve alternative, me rritje të konsiderueshme të eksporteve në Bashkimin Evropian dhe rajonin Azi-Paqësor.

Vitin e kaluar, dërgesa të tilla përbënin 55% të mallrave të totalit që shkonte nga Kina në SHBA me rrugë ajrore, krahasuar me vetëm 5% në vitin 2018.

Shqipëria 4 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë pasi është blerë këtë mëngjes me 82.6 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat