“VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”, qeveria shpall zonën e lirë 885.500 metra katrore me 1 euro

Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të shtrihet në një
sipërfaqe 885 557.6 m2, sipas një harte të përcaktuar që është pjesë e vendimit.
Sipas VKM veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:
a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.
Periudha e funksionimit të zonës është 35 (tridhjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.
Ministria përgjegjëse për ekonominë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.
Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” DHE ZHVILLUESIT TË ZONËS ME VENDNDODHJE NË VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, dhe të nenit 14/2, të vendimit nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të territorit, me sipërfaqe 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m2, pjesë e zonave kadastrale 8604 dhe 2765, në Bashkinë Vlorë, të përbërë nga pasuritë me sipërfaqet përkatëse, sipas listës dhe hartës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” përcaktohen në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Veprimtaritë, që do të zhvillohen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llojit:
a) ekosistem industrial logjistik dhe inovativ;
b) teknologji industriale;
c) automatizim dhe inteligjencë artificiale;
ç) përpunim mekanik i lehtë i metaleve, duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jondotëse dhe energjinë e rinovueshme.
4. Periudha e funksionimit të zonës është 35 (tridhjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet.
5. Ministria përgjegjëse për ekonominë vë në dispozicion pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat kadastrale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipërfaqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e shtatë pikë gjashtë) m², pjesë e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS), në funksion të zhvillimit të projektit, me tarifë 1 (një) euro/kontrata.
6. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpallet zhvillues i zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik, me procedurë jokonkurruese si subjekt përfitues, me status “Investim/investitor, procedurë e veçantë”, në bazë të vendimit nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar.
7. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.774, datë 4.6.2008, “Për shpalljen e “Zonë ekonomike” në Vlorë”, nr.818, datë 11.6.2008, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike, në Vlorë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, dhe nr.1547, datë 26.11.2008, “Për miratimin e kontratës të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Idea Vlora”, sh.a., për projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e parkut industrial në Vlorë”, shfuqizohen.
8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore Kadastrës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Nga pezullimi i ndërtimit në zona turistike tek njohja e lejeve të drejtimit me Italinë, dalin Vendimet e Qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar të plota vendimet dhe projektligjet që janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar Këshilli i......
Varianti alternativ, PD për reformën territoriale: Shqipëria ndahet në 6 rajone dhe 100 bashki
Pas publikimit të versionit zyrtar të Partisë Socialiste për ndarjen territorial, drafti I të cilës është dërguar në Kuvend, Partia Demokratike publikoi......
Flota kombëtare e makinave rritet me 9%/ Volkswagen dhe Mercedes kryesojnë tregun, ndërsa BYD futet mes markave më të preferuara
Numri i mjeteve rrugore në qarkullim në Shqipëri ka vijuar rritjen, duke arritur në 1,092,726 gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave të......
“Nga 61, në 46 bashki”, propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale
Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë......
Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë
Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për......
Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030/ Qeveria synon rritjen e investimeve dhe reformimin e sektorit
Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, dokumentin që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit të artit, kulturës dhe......
Paketa e Maleve, leja e parë jepet në Theth, kryeministri Rama: Përfituese është familja Hasani
Paketa e Maleve nis të materializohet në terren. Pas një procedure të gjatë miratimesh për secilën bashki, me përcaktimin e fshtrave dhe miratimin e tyre nga......
Mbi 1200 aplikime për Paketën e Maleve/ Koçiu: Janë shpallur zona zhvillimi në 52 bashki, mundësi për ekonominë rurale
Mbi 1200 aplikime janë miratuar në kuadër të Paketës së Maleve, sipas zëvendëskryeministres Albana Koçiu. Gjatë një takimi në Bashkinë e Vaut të Dejës me......

