“Nga 61, në 46 bashki”, propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale

Deputetët e grupit parlamentare të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, u kanë përcjellë kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0.
Modeli i propozuar, ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndwrsa nw organizmin e brendshëm të bashkive, krijohet një nivel i ri organizimi vendor: “Qyteti”.
Në këtë mënyrë, skema aktuale “Bashki – Njësi Administrative” zëvendësohet me skemën “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”. Qyteti merr një rol më të qartë në planifikim, përfaqësim dhe organizimin e shërbimeve, me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ.
Në praktikë, 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja. Ky konsolidim e ul numrin e përgjithshëm të bashkive nga 61 në 46. Struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.
Po ashtu, 225 mijë banorë përfshihen drejtpërdrejt në bashkitë që bashkohen. Gjithashtu PS thekson se 60 ditë do të jetë afati për bashkitë të shqyrtojnë propozimin dhe të konsultojnë qytetarët.
Sipas propozimit të PS, Berati bashkohet me Dimalin dhe Poliçanin, duke krijuar një bashki me rreth 99 129 banorë, ndërsa Elbasani bashkohet me Cërrikun dhe Belshin, duke arritur në rreth 157 387 banorë. Të gjitha njësitë administrative ekzistuese ruhen të plota, së bashku me emërtimet dhe simbolet e tyre.
Bashkitë e reja variojnë nga rreth 11 mijë banorë në bashkinë Pukë–Fushë-Arrëz, deri në rreth 157 mijë banorë në Elbasanin e zgjeruar.
Bashkitë e reja të propozuara janë: bashkia Mat, nga bashkimi i Klosit dhe Matit; bashkia Kavajë, nga bashkimi i Rrogozhinës dhe Kavajës; bashkia Fier, nga bashkimi i bashkisë së Patosit dhe Fierit; Bashkia Lushnjë, nga bashkimi i Divjakës dhe Lushnjës; Bashkia Vlorë, nga bashkimi i Selenicës dhe Vlorës; Bashkia Korçë, nga bashkimi i Maliqit dhe Korçës; Bashkia Përmet, nga bashkimi i Këlcyrës dhe Përmetit; Bashkia Tepelenë, nga bashkimi i Memaliajt dhe Tepelenës; Bashkia Gjirokastër, nga bashkimi i Libohovës dhe Gjirokastrës; si dhe Bashkia Librazhd, nga bashkimi i Prrenjasit dhe Librazhdit.
Bashki si Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari dhe Konispoli ruhen dhe trajtohen si raste të veçanta, pavarësisht treguesve të tyre financiarë dhe demografikë. Mazhoranca gjithashtu ka ftuar opozitën ta shqyrtojë këtë paketë me përgjegjësi shtetërore dhe në vjeshtë ta mbështesë së bashku me mazhorancën.
Një hap i ri për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Indonezisë
Gjatë vizitës zyrtare në Xhakartë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Indonezinë për......
Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030/ Qeveria synon rritjen e investimeve dhe reformimin e sektorit
Qeveria ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, dokumentin që do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e sektorit të artit, kulturës dhe......
Paketa e Maleve, leja e parë jepet në Theth, kryeministri Rama: Përfituese është familja Hasani
Paketa e Maleve nis të materializohet në terren. Pas një procedure të gjatë miratimesh për secilën bashki, me përcaktimin e fshtrave dhe miratimin e tyre nga......
Mbi 1200 aplikime për Paketën e Maleve/ Koçiu: Janë shpallur zona zhvillimi në 52 bashki, mundësi për ekonominë rurale
Mbi 1200 aplikime janë miratuar në kuadër të Paketës së Maleve, sipas zëvendëskryeministres Albana Koçiu. Gjatë një takimi në Bashkinë e Vaut të Dejës me......
Fermerët, interes të lartë për financim/ Guri: Fondi i kërkuar 7.2 miliardë lekë, së shpejti nis disbursimi
Interesi i fermerëve për të aplikuar për financim përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi si dhe Skemës së Investimeve ka qenë i lartë. Në një......
Durrësi dominon mallrat, Saranda pasagjerët/ Portet shqiptare shënuan rritje në tremujorin e dytë të vitit
Porti i Durrësit vijon të mbajë peshën kryesore të transportit detar në Shqipëri, duke përpunuar pothuajse të gjithë volumin e mallrave që qarkullojnë......
Bankat dhanë 45,3 mld lekë kredi në qershor/ BSH: Edhe depozitat u rritën me 90 mld lekë krahasuar me majin
Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 992,7 miliardë lekë në fund të muajit qershor 2026, duke u......
Për herë të parë do të ngrihet Instituti i Tumoreve/ Sala: Check-up dhe shërbimi dializës do të ofrohen nga shteti
Minstrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi për mediat se qeveria miratoi vendimin për ngritjen e Institutit të Parë të Tumoreve në......

