Ministrat Malaj dhe Murati, vizitë të përbashkët inspektimi në degën doganore Morinë-Vërmicë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati. Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë. Falë këtij bashkëpunimi, tha ai, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.
“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh Malaj.
Nga ana e tij, Ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.
“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, tha Murati.
Gjatë vizitës, Ministrat shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, z. Gent Gazheli dhe z. Agron Llugaliu. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

Tatimet: Bankers Petroleum krijoi skema mashtruese për të shmangur tatimet dhe përfituar rimbursim të TVSH-së
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar në lidhje me hetimin ndaj kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd. Sipas DPT, aksioni ndaj kompanisë Bankers......

“Bankers Petroleum”/ Nga dominimi në treg, te akuzat penale-Miliarda lekë fitime, por për 20 vite shmangu tatimet ndaj shtetit
Nga viti 2006 deri në fund të vitit 2023, kompania që shfrytëzon vendburimin e naftës në Patos-Marinzë ka realizuar rreth 390 miliardë lekë ose rreth 4......

Miliona euro dëm për buxhetin/ Prokuroria: “Bankers Petroleum” akuzohet për fshehje të të ardhurave
Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas hetimeve që zbuluan një......

Vlora dhe Saranda “boom” me hotele e njësi akomodimi/ Ja sa vendqëndrime ofron Shqipëria për turistët e huaj dhe vendas
Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik gjatë viteve të fundit, duke sjellë bizneseve dhe ekonomisë një rritje të jashtëzakonshme. Një nga......

Nga krimi te shërbimi ndaj komunitetit – AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara!
Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale. Agjencia për Administrimin e Pasurive......

Siguria rrugore/ ARRSH: 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të QKMT-së!
Autoriteti Rrugor shqiptar bën me dije se sot 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Bashkimi i tyre me......

Standard europian për ruajtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Është detyrim ligjor për sektorin publik dhe privat
“Roli dhe detyrat e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të drejtën e......

Tirana “nuk ngopet” me kredi - BSH: Rritje me 17% në kryeqytet. Vlora, më pak kërkesë për financim nga bankat
Kredia e marrë nga qytetarët e Tiranës ka shënuar një rekord të ri në tremujorin e parë të 2025. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......