Programi 79 milionë euro për energjinë hyn në fuqi - Nga grantet për 8000 familje te instalimi i 130 stacioneve të karikimt për makinat elektrike
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), me një vlerë prej 79 mln euro, do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh. Marrëveshja e financimit është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë zbatimit të saj.
Financimi përbëhet nga 50 mln euro buxhet i BE-së, ndërsa pjesa tjetër prej 29 mln euro janë bashkëfinancim i qeverisë shqiptare. Referuar dokumentit, parashikohen 3 fusha mbështetjeje, përfshirë edhe grante të drejtpërdrejta për qytetarët.
Fusha e parë përfshin mbështetje për energjinë e rinovueshme dhe eficiencën e energjisë së ndërtesave dhe do të jetë nëpërmjet investimeve, të cilat do të kryhen në ndërtesat publike në katër bashki të përzgjedhura, duke përfshirë zyrat, kopshtet, bibliotekat, qendrat sociale dhe kulturore, etj.
Përveç kësaj, programi operacional do të bashkëfinancojë burimet e rinovueshme të energjisë dhe masat e eficiencës së energjisë në rreth 8000 familje private nëpërmjet një sërë skemash grantesh.
Fusha e dytë e mbështetjes përfshin përdorimin e infrastrukturës për karikimin me shpejtësi të lartë të makinave elektrike. Ajo do të fokusohet në harmonizimin e acquis-së, investime, asistencë teknike, si dhe në studimet e fizibilitetit.
Për sa i përket investimeve, programi operacional do të asistojë në instalimin e 130 stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike, transformatorë të energjisë (nëse është e nevojshme) dhe një sistem teknologjik të përmirësuar për menaxhimin e rrjetit të stacioneve të karikimit.
Ndërkohë, fusha e tretë e mbështetjes është eficienca e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit në sektorin e ujit. Komponenti i investimit do të fokusohet në sigurimin e masave të efikasitetit të energjisë, si dhe zëvendësimin e sistemeve të pompave në infrastrukturën e furnizimit me ujë për shtatë ndërmarrje ujësjellësish. Gjithashtu, do të instalohen sisteme të vogla fotovoltaike të pavarura me një kapacitet total të kombinuar deri në 15 MW.
Periudha e ekzekutimit të marrëveshjeje financiare do të fillojë me hyrjen në fuqi të saj dhe do të përfundojë 12 vjet pas kësaj date.

Rreth 4 në 5 biznese të huaja në vend punësojnë më pak se 5 persona/ Italia “dominoi” tregun shqiptar me sipërmarrje të mëdha
Shqipëria, vitet e fundit, përveçse është e ekspozuar ndaj turizmit, ka përfituar edhe nga rritja e njohjes ndërkombëtare. Kjo njohje është shoqëruar me një......

Situata zjarreve në vend/ AKMC: Katër vatra aktive, dhjetë janë shuar!
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka dhënë informacione sot në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas të dhënave nga Qendra......

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave, Malaj: Kontrata u rishikua në 2009 në disfavor të shtetit
Kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” është ende në hetim. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Petrit Malaj, një ditë më parë nga foltorja e......

Temu dhe Shein i “kthejnë shpinën” SHBA-së - Heqja e përjashtimit “de minimis” ul ndjeshëm dërgesat kineze
Pas heqjes së përjashtimit tatimor për paketat me vlerë të ulët, dërgesat ajrore nga Kina drejt SHBA-së ranë ndjeshëm. Platformat si Temu dhe Shein po e......

BE, në kërkim të fuqisë punëtore - Katërfishohet numri i Kartave Blu për punonjësit e huaj
Në vitet e fundit, numri i Kartave Blu të BE-së për punonjës të kualifikuar nga vende joanëtare u rrit ndjeshëm. Megjithatë, ekspertët dyshojnë se ky......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke vijuar edhe këtë të premte të humbasë pikë pasi është blerë këtë mëngjes me 82.6 lekë dhe është......

Microsoft shkurton 4% të stafit - Kompania redukton kostot dhe fokusohet tek inteligjenca artificiale
Microsoft do të pushojë nga puna rreth 4% të stafit global për të reduktuar kostot. Masa vjen ndërsa kompania po shton investimet për inteligjencën......

Thatësira “paralizon” Ballkanin Perëndimor - Vapa ekstreme rrezikon bujqësinë dhe energjinë në vendet e rajonit
Ballkani Perëndimor po përjeton një thatësirë të madhe për shkak të valës afrikane të nxehtësisë. Vendet e rajonit përballen me krizë uji dhe rënie të......