Shqipëria Postuar më 9 Maj 2025, 14:21

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk do të njihen votat e diasporës që vijnë jashtë protokollit

Nga Diamila Leka

“Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ” - Nuri: Nuk

Drejtuesja politike e diasporës për Partinë Demokratike Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, ngre shqetësimin për parregullsitë të cilat sipas saj po ndodhin me procesin e votimit nga jashtë, konkretisht nga Greqia. Topalli nënvizon se dorëzimi i votave dorazi përbën shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Nëse kutitë vijnë të mbushura, ndërkohë që shqiptarët që jetojnë në Greqi, nuk kanë votuar se, zarfi nuk i ka ardhur në shtëpi, se zarfin nuk e kanë gjetur tek lokali i lojërave të fatit, apo sepse atë e ka marrë dikush tjetër dhe e ka plotësuar, sigurisht që kjo e ka emrin manipulim dhe jo zgjedhje. Ndaj KQZ duhet të bëjë trajtimin tërësisht të veçantë të kutive që vijnë nga Greqia dhe të ndalin dorëzimin e zarfeve dorazi. Dje kemi dorëzuar në KQZ kërkesën për këto shqetësime shumë të thella dhe për këto krime elektorale.Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së, në shërbim të ofruar tashmë nga strukturat e PS-së dhe pushtetit në Tiranë, është papranueshme dhe nxjerr jashtë loje të gjithë procesin që ka ndodhur andej.”

Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike Franc Nuri, gjatë deklaratës për media shtoi se të gjitha këto zarfe janë bllokuar në KZAZ-në e diasporës dhe nuk do të lejohej që ato të llogariten bashkë me votat e tjera normale.

“Kemi bërë një kërkesë zyrtare dhe na ka ardhur një përgjigje nga ana e KQZ-së, ku bëhej fjalë për disa fletë votimi të tilla dhe sot kanë tentuar që të çojnë këto fletë votimi me kuti, dhe ti fusin tek zarfet e tjera sipas qarqeve dhe ti trajtojnë sikur ato kishin ardhur në rrugë normale, gjë që nuk është e vërtetë. Të gjitha këto zarfe janë bllokuar në KZAZ-në e diasporës dhe nuk do të lejohej që ato të llogariten bashkë me votat e tjera normale. Sepse rregulli dhe ligji e parashikon mjaft qartë, fletët e votimit nga diaspora, duhet të vijmë nëpërmjet operatorit postar të kontraktuar. Duhet të vijnë dhe të kalojnë nëpërmjet pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të bëhet dorëzimi nga dogana te operatori postar dhe ky i fundit duhet ti sjellë me transport të sigurtë të blinduar dhe ti sjellë deri në parkun olimpik ‘Feti Borova’. Ky është protokolli për të cilin kemi rënë dakord dhe i përcaktuar me ligji. Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli, dorazi, kanale të ndryshme, operatorëve postarë të ndryshëm nuk mund të trajtohet dhe duhet të veçohet, sikundër e tha zonja Topalli dhe nuk mund të administrohet në këtë proces.”

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat