Sigurimi i makinave, 12% më shumë prime në 2025 - AMF: Kufitari, i vetmi produkt me rënie të kontratave në tremujorin e parë
Kanë arritur në 3.3 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat e kompanive të sigurimit nga primet e sigurimit motorik u rritën me 12% në tremujorin e parë 2025.
Për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në periudhën janar-mars 2025 ka pasur një rritje prej 12.94 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.17% krahasuar me janar-mars 2024.
Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, në 3 muaj ka pasur një rritje me 9.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke e çuar vlerën totale në 464 milionë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 19.79% llogaritur me janar-mars 2024. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan një zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”, ndërsa nga 1 prilli nisi të zbatohej edhe për Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka vijuar të pësojë ulje në fund të tremujorit. Kështu, vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rritje me 0.51% krahasuar me 3 muajt e parë të 2024, por numri i kontratave të reja të lidhura u ul me 1.1%.
Nga ky vit ka nisur edhe zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, e cila parashikon që primi i sigurimit për një automjet të llogaritet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit, fuqisë motorike, moshës së të siguruarit, eksperiencës në drejtimin e mjetit motorik, vjetërsinë dhe qarkun e regjistrimit të mjetit, por edhe nëse automjeti përdoret nga subjekt, apo individ.
Sondazh

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë, 10 maj!
Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025. Ky vendim është......

“Lulëzon” sektori i udhëtimeve në Greqi - Arrin mbi 18 miliardë euro suficit në vitin 2024
Sektori grek i shërbimeve të udhëtimeve shënoi një suficit prej 18.79 miliardë eurosh në vitin 2024, me një rritje prej 3.4% nga viti i kaluar, sipas të......

BE përgatit kundërmasa ndaj SHBA-së - 95 miliardë euro tarifa hakmarrëse për importet amerikane
Komisioni Evropian propozoi kundërmasa me vlerë deri në 95 miliardë euro për importet amerikane, nëse negociatat me Uashingtonin dështojnë. Masat e reja, që......

Bankat më të forta, qytetarët dhe bizneset më të aftë/ Norma e huave me probleme në Mars prek minimum të ri historik
Norma e huave me probleme, një prej indikatorëve më kritikë të shëndetit të sektorit bankar, ka shënuar një rënie të mëtejshme gjatë muajit mars, sipas të......

Ukraina i “largohet” dollarit amerikan - Banka Qendrore shqyrton kalimin tek euro si monedhë referuese
Ukraina po fillon të konsiderojë largimin nga dollari amerikan, duke e lidhur monedhën e saj më ngushtë me euron, tha për Reuters Guvernatori i Bankës......

13.1 mld lekë për ujësjellës-kanalizime - Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, u shpenzua 97% e planit të rishikuar
13.1 miliardë lekë u shpenzuan gjatë vitit 2024 në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime apo 97% e planit të rishikuar. Sipas të dhënave nga Ministria......

Berisha, thirrje diasporës për të votuar - “Nëse vini të votoni më 11 Maj, do i bëni një shërbim historik vendit”
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, I ka bërë thirrje diasporës për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare......

Qeveria, 7.8 miliardë euro borxh të brendshëm - Cilët janë mbajtësit më të mëdhenj të huadhënies?
Borxhi i brendshëm publik i qeverisë deri në fund të muajit Mars 2025, regjistrohet në vlerën e afro 7.8 miliardë eurove. Të dhënat e detajuara nga......