Verërat shqiptare drejt BE, miratohen certifikatat e reja - Shtohen informacionet që duhet të përmbajë etiketa e produkteve
Kantinat shqiptare që prodhojnë verë dhe e eksportojnë atë në vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë do duhet të pajisen me një certifikatë të re eksporti.
Ministria e Bujqësisë ka miratuar modelin e ri të certifikatës e cila do të lëshohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Për produktet e verës me destinacion eksportin në vendet e Bashkimit Evropian, entet dhe laboratorët e autorizuar nga Ministria e Bujqësisë, për lëshimin e certifikatës VI-1, certifikatë e detyrueshme për eksport në vendet e BE-së, përdorin një format më të avancuar që përmban të dhëna shteruese mbi produktin sipas standardeve evropiane. Certifikata për eksport plotësohet nga dorëzuesi ose një person i autorizuar prej tij dhe që vepron në emër të dorëzuesit.
Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë përmes një urdhri të posaçëm ka miratuar edhe rregulla shtesë specifike për etiketimin e produkteve të verës.
Këto rregulla kanë të bëjnë me informacione të detyrueshme dhe jo të detyrueshme të etiketimit dhe paraqitjes së informacionit për konsumatorin, duke marrë në konsideratë karakteristikat specifike të sektorit të verës.
Sipas urdhrit, përpos informacioneve të sanksionuara në ligjin për vreshtarinë dhe verën, produktet që tregtohen brenda vendit apo eksportohen duhet të përmbajnë shtesë edhe deklaratën e vlerave ushqyese; listën e përbërësve; datën e jetëgjatësisë minimale( në rastin e produkteve të rrushit, të cilat i janë nënshtruar një trajtimi dealkoolizimi, dhe që kanë një fortësi alkoolike aktuale në vëllim më pak se 10%); volumin nominal dhe numrin e lotit.
Këto informacionet duhet të shfaqen në të njëjtën fushëpamje mbi enë, në mënyrë të tillë që të jenë njëkohësisht të lexueshme, pa pasur nevojë të kthehet ena, me shkronja që nuk fshihen dhe duhet të jenë lehtësisht të dallueshme nga teksti ose grafika përreth.
Nëse këto të dhëna nuk përshihen në etiketë, produkti nuk do të lejohet të tregtohet brenda vendit apo të eksportohet.
Në gjysmën e parë të vitit eksporti i verërave shqiptare ka rezultuar me rritje, kjo për shkak të cilësisë më të mirë prodhimit, investimit në fabrika dhe varieteteve autoktone.
Eksportet e verës shqiptare arritën në 17.785 ton gjatë periudhës janar-qershor 2025, duke shënuar 82% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik.

Shqipëria, nën “rrotat” aziatike - 66 mijë makina të reja, Gjirokastra “frenon” e fundit
Nëse ka një gjë që shqiptarët duket se nuk e negociojnë, ajo është dëshira për makinat dhe siç po rezulton, edhe për makinat koreane. Sipas të dhënave më të......

Plan masash për fillimin e vitit të ri shkollor - Policia, në gatishmëri pranë institucioneve arsimore
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore publike......

Pse rritja ekonomike greke “ushqen” inflacionin? - Shkak, konsumi i lartë, qiratë në rritje dhe turistët e pasur
Performanca e mirë e ekonomisë greke është mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe rritja e turizmit, veçanërisht nga vizitorët me të ardhura të larta. Por......

Super të pasurit po zgjedhin Italinë - Politikat stimuluese dhe taksat e favorshme tërheqin miliarderët
Italia, një destinacion i përhershëm i të pasurve dhe të famshmëve, po tërheq një valë të re të individëve ultra të pasur, që kërkojnë të përfitojnë nga një......

Britania mund të kursejë 5 mld paund në vit për energjinë - Heqja e impianteve me gaz nga tregu do të ulë faturat për familjet, bizneset
Qeveria britanike mund t'u kursejë përdoruesve të energjisë deri në 5 miliardë paund në vit duke reformuar tregun e energjisë elektrike. Sipas një......

Spanjë, sezoni turistik nuk njeh kufij - Mirëpriti 11 milionë vizitorë në korrik. Pritet fluks i lartë edhe në shtator
Spanja po tejkalon sërish rekordet në sektorin e turizmit. Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave tregojnë se vendi priti 11 milionë......

Trump paralajmëron tarifa për çipet - Masat do të synojnë kompanitë që nuk zhvendosin prodhimin në SHBA
Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata e tij do të vendosë tarifa për importet e gjysmëpërçuesve nga kompanitë që nuk e zhvendosin prodhimin në......

“Evropa, në prag të krizës energjetike” - Goldman Sachs: Rreziku vjen nga rritja e kërkesës, mungesa e investimeve
Evropa rrezikon të përballet me një krizë të re të energjisë elektrike nëse nuk investohen afërsisht 3 trilionë euro gjatë dekadës së ardhshme. Ky është......