Vengu dhe Hoxha në landfillin e Elbasanit: Stabilizim i situatës pas një jave lufte intensive me zjarrin!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një inspektim në fushën e mbetjeve në Elbasan, pas një zjarri të rrezikshëm, që përfshiu zonën ditët e fundit, i nxitur nga temperaturat e larta të kësaj vere.
Në këtë vizitë ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, si dhe prefekti i Qarkut, Ilir Bejtja.
Gjatë inspektimit, Vengu vlerësoi maksimalisht punën e palodhur të strukturave zjarrfikëse, emergjencave civile vendore, Forcave të Armatosura dhe të gjithë institucioneve të përfshira në menaxhimin e situatës. Ai theksoi se falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së koordinuar u arrit të shmangej një katastrofë e madhe mjedisore dhe të mbrohej shëndeti i komunitetit.
Zjarri u shua falë angazhimit të mjeteve zjarrfikëse të ardhura nga Elbasani dhe bashkitë fqinje, si dhe përdorimit të teknologjisë, përfshirë një dron, që ndihmoi në monitorimin ajror dhe identifikimin e vatrave aktive.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se situata të tilla nxjerrin në pah domosdoshmërinë e modernizimit të plotë të sistemit të emergjencave civile në vend. Ai propozoi instalimin e kamerave termike për monitorim të vazhdueshëm në landfill-e dhe stacionimin e një mjeti zjarrfikës në gatishmëri të përhershme pranë tyre.
“Një zhvillim premtues në këtë drejtim është përfshirja e industrisë së mbrojtjes në prodhimin vendas të pajisjeve të emergjencave civile. Kompania shtetërore KAYO po punon për të prodhuar zjarrfikëse dhe pajisje të tjera, me objektivin për të përmbushur nevojat kombëtare dhe për të forcuar pavarësinë teknologjike të vendit”, deklaroi ministri.
Në përfundim të inspektimit, u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimeve në teknologji moderne për përballimin në kohë të emergjencave dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Për zjarrin në landfill është ngritur një grup pune, që përfshin edhe ekspertë të huaj, i cili do të realizojë një vlerësim të plotë të situatës dhe do të sugjerojë masat e mëtejshme për të shmangur përsëritjen e rasteve të ngjashme.

Lirimi i hapësirave publike mirëpritet nga ekspertët - Ozuni: Të ndiqen shembujt e Evropës, ku lejohen struktura të çmontueshme
Ekspertët e turizmin e mirëpresin aksionin e qeverisë shqiptare për lirimin e hapësirave publike, që janë zënë nga baret dhe restorantet. Eksperti Ferjolt......

‘Vijon pastrimi i “plagës” në Theth’ - Rama: KLP të qëndrojë seriozisht mbi Prokurorinë e Shkodrës!
Kryeministri Edi Rama tha sot, se po vazhdon ende puna për pastrimin e “plagës” që iu hap Thethit, pas ndërtimit aty të një fshati turistik. Gjatë një......

Rama: Pas Vlorës, pasdite në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm!
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe......

“Ulje e mëtejshme çmimi për energjinë elektrike” - Balluku: Skema aktuale nxit kursimin e energjisë. Liberalizimi i tregut vazhdon në janar
Politikat në sektorin elektroenergjetik do të kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientët. Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

Dokumenti i Kadastrës/ Si do bëhet regjistrimi i tokave me 7501?!
Bashkë me regjistrimin fillestar, Agjencia e Kadastrës synon që deri në 2028-n të përfundojë skanimin dhe digjitalizimit të kartelave të pasurisë dhe hartave......

Plan-operacioni “Plazhi i lirë” – Policia kontrolle në vijën bregdetare të Kavajës!
Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave......

'Reforma dha atë që pritej nga Shqipëria' - Gonzato: SPAK institucion themelor, të ndalet presioni ndaj Drejtësisë!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë,......

Hapet zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë! - Hasani: Një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë!
Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë......