Vendimi i Qeverisë, buxheti do subvencionojë me 210 milionë lekë ndërmarrjet sociale

Qeveria ka vendosur të mbështesë ndërmarrjet sociale me 210 milionë lekë për periudhën 2026-2028. Sipas vendimit të qeverisë format e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale nëpërmjet subvencionit janë:
a) mbështetja e hapjeve të vendeve të reja të punës në pagesën e pagës minimale të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara;
b) mbështetja në pagesën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që i përkasin grupeve të pafavorizuara.
dërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës, duhet të kenë:
a) një projektpropozim 3-vjeçar;
b) dokument që vërteton rritjen e numrit të të punësuarve, me përfaqësues nga grupet e pafavorizuara, të evidentuar në programet e mbrojtjes sociale dhe të punësimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Sipas vendimit të qeverisë çdo ndërmarrje sociale do të mund të përfitojë deri në 14 milionë lekë mbëshntetje në një periudhë prej tre vjetësh.
Paketa e Maleve, ja 39 zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Sarandë, Tropojë, Gramsh dhe Kuçovë
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka miratuar 39 zona për zhvillim me përparësi në Bashkitë Sarandë, Tropojë, Gramsh dhe Kuçovë. Sipas vendimeve të......
Ambasada Amerikane: Shtoni vigjilencën, grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë edhe Shqipërinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikësn ë Tiranë kë kërkuar rritjen e vigjilencës nga qytetarët. Sipas kësaj ambasade jashtë fokusit të sulmeve nuk......
Ministri Malaj në doganën e Hanit të Hotit: Lehtësimi i procedurave për biznesin, standart për integrimin në BE
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Besmir Beja, zhvilluan një vizitë pune në pikën doganore Hani i......
Këshillii Mbikqyrës: Holta Zaçaj zëvendës guvernatore e Parë të Bankës së Shqipërisë
Nga Gjykata Kushtetuese në drejtim të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikqyrës i BSH ka vendosur që Holta Zaçaj të jetë zëvendës guvernatore e Parë të Bankës......
Ekonomisë “i duhen” më shumë para, miratohet rishtypja e kartëmonedhës 5000 lekë
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e monedhës metalike shqiptare me kurs ligjor 20 Lekë dhe kartëmonedhës shqiptare me kurs......
Licensimi i bankave dhe institucioneve të tjera të parasë, Banka e Shqipërisë forcon rregullat
Banka e Shqipërisë ka vendosur ndryshimin e disa rregulloreve për licencimin e bankave, subjekteve financiare jobanka, institucioneve të pagesave dhe......
Raporti i Stabilitetit Financiar: Në gjashtëmujorin e dytë 2025 fitimi i bankave ishte në rënie
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot Raportin e Stabilitetit Financiar, një nga dokumentet e rëndësishme periodike të përgatitura nga BSH.......
“100 lekë/litër kompensim për karburantin” - Shoqatat e transportit: Riaktivizoni skemën e mbështetjes. Karakaçi: Po e shqyrtojmë
Riaktivizimi i skemës së mbështetjes, përmes kompensimit 100 lekë/litër është një nga masat që po shqyrtohen nga qeveria, për të mbështetur sektorin e......


