Shqipëria Postuar më 27 Mars 2026, 13:19

Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë

Nga Elisabeta Dosku

Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë

Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës.

Nga një vëzhgim i bërë të premten në pikat e tregtimit me pakicë, rezulton se çmimet variojnë nga 200-203 lekë/litër për naftën dhe nga 172-175 lekë/ litër për benzinën.

Në mbledhjen e tij të parë të zhvilluar një ditë më parë, Bordi i Transparencës, vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të  jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi më datë 26 Mars ora 18.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Ministria e Ekonomisë dhe Inoavacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës kanë si detyrim zbatimin e këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm është paralajmëruar  pezullimi i aktivitetit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat