Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë e pranisë së kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare. Në fund të vitit 2024, në vendin tonë ishin gjithsej 7007 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, një rritje prej 1% nga viti paraardhës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu një rritje të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve që operojnë në vend gjatë tre viteve të fundit. Pjesën më të madhe të këtij numri e përbëjnë ndërmarrjet me pronësi shqiptare 100%, të cilat arritën në afro 230 mijë duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me gati 219 mijë që ishin një vit më parë.
Sa i përket ndërmarrjeve me kapital të huaj, pjesa më e madhe e tyre janë ndërmarrje me pronësi të huaj 100%. Numri i tyre arriti në gati 5500 ndërkohë, ndërmarrjet e përbashkëta shqiptaro-të huaja kanë shënuar një rënie të lehtë.
Po sipas të dhënave të INSTAT, ndërmarrjet me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian zënë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri. Ato përfaqësojnë mesatarisht 60.7% të totalit, duke treguar një prani të fortë të investimeve nga vendet e BE-së në ekonominë shqiptare. Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Europian janë mbizotëruese në aktivitetet e: Shërbimeve (26.4 %), Tregtisë (11.6 %) dhe Industri (9.2 %). Nga ana tjetër, shtetet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë rreth 11.9% të këtyre ndërmarrjeve, duke reflektuar gjithashtu bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe interesin e investitorëve nga vendet fqinje për tregun shqiptar.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion tërheqës për investimet e huaja, ndërsa rritja e numrit të ndërmarrjeve tregon zhvillim gradual të aktivitetit ekonomik dhe të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë.
Gjithashtu ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18.8 % të punësimit gjithsej dhe 20.4 % të shitjeve neto.
Live TV
“Shqipëria, sovranitet energjetik deri në 2030” - Karakaçi: Po punojmë me ndërkombëtarët që të krijojmë një fond financimi dhe eficience energjie
Deri në vitin 2030 synohet që Shqipëria të mos varet më nga importi i energjisë dhe të krijojë kështu një sovranitet energjetik. Kështu është shprehur......
“Shqipëria, ofertë shumë të mirë turistike” - Gonxhja: Lufta në Lindjen e Mesme po shton vizitorët
Lufta në Lindjen e Mesme mund të rrisë turizmin në Shqipëri. Kështu deklaroi ministri I Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një konferencë për......
Zbehet interesi për titujt e qeverisë - Investimet e qytetarëve në tregun primar zbritën në 23.8 miliardë lekë gjatë 2025
Gjithnjë e më pak qytetarë po shfaqin interes për të investuar në bono thesari dhe obligacione. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në 2025......
Vendimi i bordit, sa po shitet nafta në treg? - Tavani 203 lekë për litër, masa për operatorët që nuk e respektojnë
Tregu i shitjes më pakicë të naftës dhe benzinës në vend po operon brenda kufirit të çmimeve tavan të vendosura nga Bordi i Transparencës. Nga një vëzhgim i......


