“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet, kursehen mbi 672 mln lekë nga buxheti

Gjatë vitit 2025, institucionet publike kanë vijuar të shpallin fitues në tenderë operatorë ekonomikë me oferta më të larta, duke rrezikuar rritje të kostove për buxhetin e shtetit. Megjithatë, ndërhyrja e Komisionit të Prokurimit Publik ka shmangur këto pagesa, duke sjellë një kursim të konsiderueshëm financiar.
Sipas raportit vjetor, gjatë vitit 2025 KPP ka kontribuar në kursimin e rreth 672 mln lekëve pa TVSH, si rezultat i shqyrtimit të ankesave dhe rrëzimit të vendimeve të autoriteteve kontraktore në rastet kur janë konstatuar shkelje në procesin e vlerësimit të ofertave.
Gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2025, pranë KPP janë regjistruar në total 1197 ankesa, nga të cilat 1188 lidhen me procedurat e prokurimit publik. Pjesa më e madhe e tyre i përket fazës së vlerësimit të ofertave, që zë rreth 63.4% të totalit, ndërsa rreth 36% janë ankesa mbi dokumentet e tenderit.
Në total, janë shqyrtuar 1152 ankesa, ku për 291 raste Komisioni ka kërkuar nga autoritetet kontraktore të bëjnë modifikime në vendimmarrje, çka tregon një nivel të lartë ndërhyrjeje në proceset e prokurimit, me ndikim të drejtpërdrejtë në korrektësinë e përdorimit të fondeve publike.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se KPP ka përmirësuar efikasitetin në shqyrtimin e ankesave. Koha mesatare e vendimmarrjes është ulur në 10 ditë, nga 12 ditë një vit më parë, ndërsa niveli i ankesave të shqyrtuara jashtë afatit ka rënë në 8.9%.
Rritet numri i ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri/ Kryesojnë ato nga vendet e BE-së, me fokus në shërbime dhe tregti
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë duke reflektuar vazhdimësinë......
“Rritje e kufirit të pataksueshëm të pagave” - Eksportuesit: Të merren masa, euro dhe lufta po fundosin sektorin
Efektet e kursit të këmbimit si dhe situata në Lindjen e Mesme e kanë futur sektorin e veshjeve dhe këpucëve në një krizë të rëndë e cila po sjellë humbje të......
Shqipëria “tërheq” më pak BE, por më shumë rajon/ Ndërmarrjet e huaja në vend. Italia bie në numër, por jo në fuqi
Në vitin 2024, harta e kapitalit të huaj në Shqipëri shfaq një zhvendosje të dukshme të peshës nga vendet e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe......
Skemë e re e pensioneve në Gjermani - Bundestagu voton duke “zhvlerësuar” sistemin jopopullor “Riester”
Parlamenti i Gjermanisë ka votuar për të zëvendësuar sistemin e pensioneve "Riester", me një model të ri kursimesh të mbështetur nga shteti. Sistemi aktual,......
“Monitorim i rreptë për çmimet e ushqimeve” - Ibrahimaj: Bordi i Transparencës, deri në rikthimin e çmimeve para krizës
Në një konferencë për mediat, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se çmimi i naftës do të ketë një monitorim të vazhdueshëm dhe......
Shembje masive në Orikum: IKMT prish 18 objekte pa leje, i hapet rruga rikualifikimit të bregdetit Vlorë–Radhimë–Orikum
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se po kryen sot prishjen e 18 objekteve pa leje në zonën e Orikumit. Ndërhyrja i hap rrugën vijimit......
Sa peshon rekordi i remitancave në shtëpitë shqiptare? Nga 1.12 miliardë euro, pjesa më e madhe mban tryezën
Remitancat e emigrantëve shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro në vitin 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani. Por kjo shifër bëhet më e......
Investimet në rrugë arritën në 37.1 mld lekë - Fondet e infrastrukturës dhe energjisë, realizimi i buxhetit 96% në 2025-ën
Realizimi i buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 ka arritur në 96% të planit të rishikuar, duke shënuar një përmirësim me......


