TIA thyen rekorde të reja, mbi 1.1 milionë pasagjerë në Prill/ Londra destinacioni kryesor, rritja e mbështetur nga investimet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar tjetër muaj rekord, duke konfirmuar trendin e fortë të rritjes së trafikut ajror në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit Prill janë përpunuar mbi 1,1 milionë pasagjerë, ose 25% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja është reflektuar edhe në numrin e fluturimeve, të cilat arritën në 6,724 gjatë muajit prill, me një zgjerim prej 24% në baza vjetore. Në katër muajt e parë të vitit, aeroporti ka përpunuar gjithsej 3.29 milionë pasagjerë, ndërsa lëvizjet e avionëve kanë arritur në 19,400.
Londra vijon të jetë destinacioni më i kërkuar për udhëtarët nga dhe drejt Shqipërisë, me mbi 102 mijë pasagjerë vetëm gjatë Prillit. Pas saj, renditen Bergamo, Roma, Brukseli dhe Bolonja, ndërsa trafik të konsiderueshëm kanë regjistruar edhe Treviso, Pisa, Stambolli dhe Milano.
Njëkohësisht, disa tregje të reja kanë shfaqur ritme të jashtëzakonshme rritjeje. Napoli kryeson me një zgjerim prej 329%, i ndjekur nga Torino, Praga, Bukureshti dhe Trieste, duke treguar diversifikimin e vazhdueshëm të destinacioneve ajrore.
Gjatë muajit Prill, TIA operoi me 23 kompani ajrore dhe lidhi Shqipërinë me 87 destinacione në 28 vende. Kjo rritje, mbështetet edhe nga investimet e vazhdueshme në zgjerimin e terminalit, teknologji dhe kapacitete operacionale, me synimin për ta konsoliduar aeroportin si një nga qendrat më të rëndësishme të transportit ajror në Ballkanin Perëndimor.
Balluku dhe Salla nga Lushnja: Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për Skemën Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në......
Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm/ Ministri Lamallari prezanton masat në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut
Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci......
Matura Shtetërore, Kumbaro: Rregulla strikte/ Arsimi drejt tregut të punës, nis “rrugëtimin” strategjia e re
Matura shtetërore do të zhvillohet nën rregulla strikte dhe në rast të daljes së tezës, maturantët do të përjashtohen nga procesi. Është kjo deklarata e......
DIVA, mbi 40 mijë aplikime për rimbursim/ Binaj: Kanë nisur pagesat, në total 77 mijë përfitues
Mbi 40 mijë aplikime janë bërë nga të punësuarit në vend për rimbursim përmes DIVA2025, ndërsa administrata tatimore ka nisur procesin e pagesave në......
“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/ Kryeministri Rama, në prezantimin e kompanisë Albanian Digital Solution
Albanian Digital Solution Sh.A, është kompania që ka në fokus modernizimin e shërbimeve si dhe të suportojë forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë......
Më shumë leje ndërtimi për hotele, industri dhe tregti/ Ndërtesat jo rezidenciale përfaqësojnë rreth 5.18 miliardë lekë të vlerës
Ndërsa tregu i banesave ka prekur nivelet më të larta gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtesa me funksion ekonomik duket se po fitojnë terren......
Punimet për autostradën Tiranë-Durrës/ Preken nga zgjerimi, miratohen 25.1 mln lekë shpronësime
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për shpronësimin e pronarëve të pasurive që preken nga zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në kuadër të fazave I dhe......
Shqipëria lehtëson njohjen e diplomave të huaja/ Procedurat përshpejtohen për vendet e BE-së dhe SHBA-së
Njohja e diplomave të fituara jashtë vendit pritet të bëhet më e shpejtë dhe me më pak procedura burokratike. Ministria e Arsimit ka miratuar ndryshime në......



