Më shumë leje ndërtimi për hotele, industri dhe tregti/ Ndërtesat jo rezidenciale përfaqësojnë rreth 5.18 miliardë lekë të vlerës

Ndërsa tregu i banesave ka prekur nivelet më të larta gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtesa me funksion ekonomik duket se po fitojnë terren gjithashtu. Të dhënat më të fundit për lejet e ndërtimit tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2026 është rritur numri i projekteve të destinuara për aktivitete prodhuese, tregtare dhe turistike, duke sinjalizuar një orientim më të madh të investimeve drejt sektorëve që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.
Sipas statistikave, në periudhën Janar-Mars 2026 u miratuan 85 leje për ndërtesa jo-rezidenciale, nga 70 leje në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja prej më shumë se 21% vjen në një kohë kur ekonomia po mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi, industria përpunuese dhe zgjerimi i aktiviteteve tregtare, sektorë që kërkojnë ambiente të reja prodhimi, magazinimi, shërbimi dhe akomodimi.
Motorët kryesorë të kësaj rritjeje janë ndërtesat industriale dhe ato tregtare. Numri i lejeve për ndërtesa industriale arriti në 35 në tremujorin e parë të vitit 2026, nga 25 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 40%. Paralelisht, lejet për ndërtesa tregtare u rritën nga 11 në 16, ose rreth 45% më shumë në baza vjetore.
Pozitiv paraqitet edhe sektori i turizmit. Lejet për hotele dhe struktura të ngjashme arritën në 13, niveli më i lartë i regjistruar në fillim të viteve të fundit, duke konfirmuar vijimësinë e investimeve në infrastrukturën turistike. Kjo prirje përputhet me zgjerimin e aktivitetit turistik në vend dhe me kërkesën në rritje për kapacitete akomoduese.
Sipas të dhënave të INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e parë të vitit aktual arriti në rreth 20.4 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e kësaj vlere i përket ndërtesave për banim, me afro 9.47 miliardë lekë, ku dominojnë rezidencat për komunitetet. Ndërkohë, ndërtesat jo rezidenciale përfaqësojnë rreth 5.18 miliardë lekë, ndërsa vlera e lejeve për hotele vlerësohet në 2.3 miliardë lekë.
Punimet për autostradën Tiranë-Durrës/ Preken nga zgjerimi, miratohen 25.1 mln lekë shpronësime
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për shpronësimin e pronarëve të pasurive që preken nga zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në kuadër të fazave I dhe......
Shqipëria lehtëson njohjen e diplomave të huaja/ Procedurat përshpejtohen për vendet e BE-së dhe SHBA-së
Njohja e diplomave të fituara jashtë vendit pritet të bëhet më e shpejtë dhe me më pak procedura burokratike. Ministria e Arsimit ka miratuar ndryshime në......
Investimet në ndërtim, 20.4 miliardë lekë në 3 muaj/ Numri i lejeve u rrit me 24.8%, edhe sipërfaqja pësoi rritje
Vlera e projekteve të ndërtimit të miratuara në Shqipëri ka arritur në 20.4 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke konfirmuar se sektori......
Rikualifikim i rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri/ Bashkia hap garën 137,6 mln lekë, synohet përmirësimi i infrastrukturës
Bashkia Durrës ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri. Fondi limit i parashikuar për këtë investim është......
Europa e ndarë nga rreziqet, Shqipëria mbetet në zonën e sigurt/ Turizmi dhe investimet mund të përfitojnë nga perceptimi pozitiv
Një hartë e re europiane e sigurisë për vitin 2026, e publikuar nga Safeture, e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të rrezikut në Europë. Në......
Inteligjenca artificiale rregullohet me ligj/ Drafti i AKSHI-t, rregulla për zhvillimin e sistemeve. Praktikat që ndalohen
Për herë të pare vendi ynë do të ketë një kuadër të posaçëm ligjor për inteligjencën artificiale, teksa Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka......
“Do të zbatojmë kërkesat e BE”/ Kompania Temu reagon pas gjobës prej 200 milionë euro
Një ditë më parë, Komisioni Evropian i vendosi një gjobë prej 200 milionë euro shitësit kinez online Temu për mosveprim në ndalimin e shitjes së produkteve......
Korea e Jugut kryeson importin e mjeteve në Shqipëri/ Janar-Prill, gati 50% e makinave të reja të regjistruara janë elektrike
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri. Sipas......



