DIVA, mbi 40 mijë aplikime për rimbursim/ Binaj: Kanë nisur pagesat, në total 77 mijë përfitues

Mbi 40 mijë aplikime janë bërë nga të punësuarit në vend për rimbursim përmes DIVA2025, ndërsa administrata tatimore ka nisur procesin e pagesave në llogaritë bankare të mbi 34 mijë individëve. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, shprehet se në total janë mbi 77 mijë përfitues, me një fond të vënë në dispozicion prej 15 milionë eurosh.
“ Në lidhje me rimbursimin e DIVA, ne morëm rreth 40 mijë kërkesa, të cilat filluan të procesohen menjëherë gjatë muajve prill dhe maj. Fillimisht, filluam procesimin e atyre që ishin pa risk, pra rreth 3000, ndërkohë kemi kaluar tek procesimi i kërkesave të prindërve me dy fëmijë, që edhe këto quhen me risk të vogël, që janë mbi 34 mijë kërksa. Në lidhje me këto kërkesa, vlera që do të rimbursohet është përllogaritur në rreth 5.5 milionë euro. Procesi vazhdon. Pra, ne presim të kemi edhe kërkesa të tjera. Nga përllogaritjet tona rezulton që ishin rreth 77.000 tatimpagues të cilët rezultuan me tepricë kreditore pasi bënë deklarimin e DIVA. Ky është një proces, ne ftojmë të gjithë tatimpaguesit që kanë rezultuar me tepricë kreditore të bëjnë kërkesa dhe brenda afateve ligjore, administrata tatimore do të përpiqet që të bëjë rimbursimet përkatëse”, u shpreh Binaj.
I pyetur mbi ligjin për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore si dhe paqen fiskale, Binaj bëri me dije se qëllimi është formalizimi i ekonomisë dhe se kjo iniciativë sjellë përfitime të konsiderueshme për bizneset.
“Për paqen fiskale, ne nxorëm udhëzimin në 15 maj dhe ndërkohë kemi njoftuar tatimpaguesit se si do të bëhet procesi. Aplikimet përfundojnë në 5 qershor. Jemi në pritje të aplikimeve, drejtoritë rajonale janë duke i mbledhur këto. Paqja fiskale është një koncept i ri, i cili kërkon një formalizim më të lartë apo më të mirë të ekonomisë shqiptare. Pra, i ofrohet tatimpaguesit që të deklarojë 18% më shumë, me një normë 15% dhe pastaj mbi 18%, norma bie 5%.
Ndërkohë për pjesën e fshirjes, administrata tatimore është duke punuar me të gjitha organet zbatuese në prokurori për të marrë të gjitha listat që lidhen me pjesën e tatimpaguesve që kanë vepra penale apo që janë në hetim, pasi këta duhet të hiqen nga lista. Pra, brenda 20 ditëve ne jemi duke përgatitur këtë listë në bashkëpunim me prokurorinë. Procesi ka ecur, por jo me shpejtësinë që do të dëshironim ne. Brenda datës 10 qershor, administrata tatimore do të fillojë pastaj të ftojë tatimpaguesit që të fillojnë pagesat”, sqaroi Binaj.
Subjektet do të kenë afat deri më 5 Qershor për të aplikuar për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe deri në fund të vitit për të shlyer me këste detyrimet sipas udhëzimit të ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.
“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/ Kryeministri Rama, në prezantimin e kompanisë Albanian Digital Solution
Albanian Digital Solution Sh.A, është kompania që ka në fokus modernizimin e shërbimeve si dhe të suportojë forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë......
Më shumë leje ndërtimi për hotele, industri dhe tregti/ Ndërtesat jo rezidenciale përfaqësojnë rreth 5.18 miliardë lekë të vlerës
Ndërsa tregu i banesave ka prekur nivelet më të larta gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtesa me funksion ekonomik duket se po fitojnë terren......
Punimet për autostradën Tiranë-Durrës/ Preken nga zgjerimi, miratohen 25.1 mln lekë shpronësime
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për shpronësimin e pronarëve të pasurive që preken nga zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në kuadër të fazave I dhe......
Shqipëria lehtëson njohjen e diplomave të huaja/ Procedurat përshpejtohen për vendet e BE-së dhe SHBA-së
Njohja e diplomave të fituara jashtë vendit pritet të bëhet më e shpejtë dhe me më pak procedura burokratike. Ministria e Arsimit ka miratuar ndryshime në......
Investimet në ndërtim, 20.4 miliardë lekë në 3 muaj/ Numri i lejeve u rrit me 24.8%, edhe sipërfaqja pësoi rritje
Vlera e projekteve të ndërtimit të miratuara në Shqipëri ka arritur në 20.4 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke konfirmuar se sektori......
Rikualifikim i rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri/ Bashkia hap garën 137,6 mln lekë, synohet përmirësimi i infrastrukturës
Bashkia Durrës ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri. Fondi limit i parashikuar për këtë investim është......
Europa e ndarë nga rreziqet, Shqipëria mbetet në zonën e sigurt/ Turizmi dhe investimet mund të përfitojnë nga perceptimi pozitiv
Një hartë e re europiane e sigurisë për vitin 2026, e publikuar nga Safeture, e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të rrezikut në Europë. Në......
Inteligjenca artificiale rregullohet me ligj/ Drafti i AKSHI-t, rregulla për zhvillimin e sistemeve. Praktikat që ndalohen
Për herë të pare vendi ynë do të ketë një kuadër të posaçëm ligjor për inteligjencën artificiale, teksa Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka......



