Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm/ Ministri Lamallari prezanton masat në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut
Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë në gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci të tjera, si dhe do të ngrihen stacione provizore në zonat turistike dhe zonat me risk të lartë.
Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari.
Një tjetër fokus i fjalës së ministrit ishte ashpërsimi i masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.
“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg.
Sipas Lamallarit, aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Në përfundim të aktivitetit, disa efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje.
Matura Shtetërore, Kumbaro: Rregulla strikte/ Arsimi drejt tregut të punës, nis “rrugëtimin” strategjia e re
Matura shtetërore do të zhvillohet nën rregulla strikte dhe në rast të daljes së tezës, maturantët do të përjashtohen nga procesi. Është kjo deklarata e......
DIVA, mbi 40 mijë aplikime për rimbursim/ Binaj: Kanë nisur pagesat, në total 77 mijë përfitues
Mbi 40 mijë aplikime janë bërë nga të punësuarit në vend për rimbursim përmes DIVA2025, ndërsa administrata tatimore ka nisur procesin e pagesave në......
“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/ Kryeministri Rama, në prezantimin e kompanisë Albanian Digital Solution
Albanian Digital Solution Sh.A, është kompania që ka në fokus modernizimin e shërbimeve si dhe të suportojë forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë......
Më shumë leje ndërtimi për hotele, industri dhe tregti/ Ndërtesat jo rezidenciale përfaqësojnë rreth 5.18 miliardë lekë të vlerës
Ndërsa tregu i banesave ka prekur nivelet më të larta gjatë viteve të fundit, investimet në ndërtesa me funksion ekonomik duket se po fitojnë terren......
Punimet për autostradën Tiranë-Durrës/ Preken nga zgjerimi, miratohen 25.1 mln lekë shpronësime
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për shpronësimin e pronarëve të pasurive që preken nga zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, në kuadër të fazave I dhe......
Shqipëria lehtëson njohjen e diplomave të huaja/ Procedurat përshpejtohen për vendet e BE-së dhe SHBA-së
Njohja e diplomave të fituara jashtë vendit pritet të bëhet më e shpejtë dhe me më pak procedura burokratike. Ministria e Arsimit ka miratuar ndryshime në......
Investimet në ndërtim, 20.4 miliardë lekë në 3 muaj/ Numri i lejeve u rrit me 24.8%, edhe sipërfaqja pësoi rritje
Vlera e projekteve të ndërtimit të miratuara në Shqipëri ka arritur në 20.4 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke konfirmuar se sektori......
Rikualifikim i rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri/ Bashkia hap garën 137,6 mln lekë, synohet përmirësimi i infrastrukturës
Bashkia Durrës ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve dytësore në zonën e Durrësit të Ri. Fondi limit i parashikuar për këtë investim është......



