“Të gjithë shqiptarët me mjet identifikimi digjital” - Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të vitit 2026. Jemi përpara BE-së
Qeveria ka prezantuar projektin e Identitetit Digjital, një nismë që synon të transformojë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet publike, biznesin dhe njëri-tjetrin, për më shumë lehtësi, siguri dhe transparencë.
I pranishëm në prezantim, kryeministri Rama tha se Identiteti Digjital do të jetë gati në fillim të vitit 2026, duke qenë kështu edhe përpara vetë Bashkimit Europian.
“Baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe një projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Faktikisht, në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do jetë në dispozicion të publikut, të raportimi i qytetarit dhe shtetit dhe ekonomisë sonë në fillim të 2026-ës. BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të pajisen me identitetin e tyre digjital.
Ne do jemi një vit më parë. Rikujtoj se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe i drejtohet asaj për të kapërcyer pengesa historike, është përparësi e jashtëzakonshme që unë e quaj bekim të kësaj kohe. Falë AI vendet Mund të imagjinojnë të kapërcejnë epoka që përndryshe do kishin të pamundura për tu kapërcyer me shpejtësi”, tha Rama.
Rama përmendi gjithashtu përpjekjet për të kaluar nga një ekonomi e bazuar te paraja në dorë, drejt një ekonomie digjitale dhe transparente, duke e konsideruar këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Rajoni, bashkëpunim kundër punës informale - Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në mbrojtje të punëtorëve migrantë
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, midis tre inspektoriateve të punës të vendeve përkatëse. Ku fokusi i......

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë - Vendosin rekord të ri, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj
Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një......

Bilanci i FSHU, 306 mln lekë fitim - Rezultat pozitiv për 8-mujorin, ndikim rritja e konsumit të energjisë dhe efikasiteti operativ
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group e ka mbyllur periudhën janar–gusht 2025 me performancë financiare pozitive, duke tejkaluar planin......

“Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gra” - Gonzato: Korporatat duhet të kenë kuota gjinore. Ato diverse raportojnë fitime më të larta
Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gratë, nivel shumë më i ulët se ajo e bordeve të korporatave të tjera në Evropë dhe botë. Kështu është......

Malazezët “tundohen” nga interesat e ulëta - Kreditë personale janë rritur me mbi 20% gjatë vitit të fundit
Qytetarët e Malit të Zi po marrin më shumë kredi se kurrë më parë. Vetëm gjatë vitit të fundit, totali i kredive personale është rritur me mbi 20%. Sipas......

“Ekonomia globale ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave” - Kreu i BQE: Vetëm çështje kohe, para se barra t’i kalojë konsumatorit
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, deklaroi se ekonomia globale “ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave doganore” të vendosura......

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në Europë/ Por, regjistruan rritje gjatë 2024-ës për shkak të turizmit
Sipas raportit më të fundit të Indeksit të Pronave 2025 nga Deloitte, qytetet e Vlorës dhe Durrësit janë renditur ndër më të përballueshmet për qiramarrësit......

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të zgjerojë sektorin e energjisë së pastër deri në vitin 2030
Britania e Madhe ka shpallur plane për të trajnuar dhe punësuar më shumë punëtorë në sektorin e energjisë së pastër. Qeveria ka premtuar krijimin e 400,000......