Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 12:23

Bilanci i FSHU, 306 mln lekë fitim - Rezultat pozitiv për 8-mujorin, ndikim rritja e konsumit të energjisë dhe efikasiteti operativ

Nga Ola Mitre

Bilanci i FSHU, 306 mln lekë fitim - Rezultat pozitiv për 8-mujorin,

Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group e ka mbyllur periudhën janar–gusht 2025 me performancë financiare pozitive, duke tejkaluar planin vjetor. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e realizuara gjatë 8-mujorit arritën në rreth 43.1 mld lekë apo 7% më shumë se plani, ndërsa fitimi rezultoi në 306 mln lekë apo katër herë më i lartë se parashikimi fillestar prej 70 mln lekësh.

Të ardhurat nga shitja e energjisë për periudhën u rritën në 42.2 miliardë lekë, ose 108% më shumë se plani, një rritje që lidhet kryesisht me konsumin më të lartë nga konsumatorët. Ndërkohë, të ardhurat nga kamatvonesat kanë pësuar rënie në raport me planin, çka sugjeron rritje të pagesave të faturave brenda afatit të përcaktuar. 

Ndërkaq, shpenzimet totale për tetëmujorin arritën në 42.8 mld lekë, ose 107% të planit, me rritje të kufizuar në raport me të ardhurat. Nga këto, shpenzimet për blerjen e energjisë ishin 11.2 mld lekë, ndërsa tarifat e shpërndarjes dhe transmetimit regjistruan përkatësisht 24 mld lekë dhe 4.2 mld lekë.

FSHU sqaron se kostot e blerjes së energjisë, transmetimit dhe shpërndarjes mbeten të pandryshueshme, pasi çmimet dhe tarifat janë të kontraktuara dhe konstante. Si rrjedhojë, çdo ndryshim në rezultatet financiare lidhet drejtpërdrejt me rritjen e sasisë së konsumit dhe përmirësimin e efikasitetit operativ.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat