Europa Postuar më 20 Tetor 2025, 11:22

Cilat vende ofrojnë makinat më të shtrenjta? - Çmimet e automjeteve në Evropë. Kryeson Turqia

Nga Kristi Ceta

Cilat vende ofrojnë makinat më të shtrenjta? - Çmimet e

Krahasimi i çmimeve të makinave në të gjithë Evropën është një sfidë komplekse. Indeksi i nivelit të çmimeve për “pajisjet e transportit personal”, i publikuar nga Eurostat, është një mënyrë për të parë ndryshimet mes shteteve. Të dhënat përfshijnë makina, motoçikleta dhe biçikleta, duke përjashtuar mirëmbajtjen, riparimet, pjesët rezervë dhe karburantin. Indeksi përdor €100 si mesataren e BE-së, për të treguar se si ndryshojnë çmimet nga kjo bazë në vende të ndryshme.

Turqia është dukshëm vendi më i shtrenjtë për makina dhe automjete të tjera personale ndër 36 shtetet evropiane. Çmimet janë 36.4% më të larta se mesatarja e BE-së, që do të thotë se një automjet që kushton €100 në BE do të kushtonte €136.40 në Turqi. Edhe pse mbetet në krye të listës, çmimet kanë pësuar rënie, pasi kjo shifër ishte €147.10 në vitin 2021.

Danimarka është vendi më i shtrenjtë brenda Bashkimit Evropian, me kosto 19.1% më të larta se mesatarja e bllokut. “Tatimi i drejtpërdrejtë mbi makinat ndryshon ndjeshëm brenda BE-së. Danimarka është një rast i veçantë me taksa të larta. Kjo shpjegon indeksin e lartë të çmimeve,” shpjegojnë analistët.

Po ashtu, Islanda (18.1%), Holanda (14.3%), Irlanda (10.3%) dhe Zvicra (10.2%) janë ndër shtetet e tjera ku çmimet e makinave janë të paktën 10% më të larta se mesatarja e BE-së. Pas tyre, në vendin e shtatë renditet Shqipëria, me 5.9% mbi mesataren e bllokut.

Në të kundërt, shtetet më të lira për mjetet e transportit personal janë Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia. Me kufirin mesatar të vendosur në €100, të njëjtat automjete kushtojnë €87.70 në Maqedoninë e Veriut dhe €88.60 në Sllovaki. Kjo do të thotë se çmimet e makinave janë përkatësisht 12.3% dhe 11.4% më të lira.

Po ashtu, Sllovenia, Qipro, Republika Çeke, Norvegjia, Letonia, Mali i Zi dhe Polonia kanë çmime të paktën 7% më të ulëta se niveli i përgjithshëm i Bashkimit Evropian. Ndër katër ekonomitë më të mëdha të BE-së, Spanja është shteti më i lirë për makina, 3.8% më poshtë mesatares. Ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia ndodhen shumë afër pragut të referencës së bllokut.

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat