Rajoni, bashkëpunim kundër punës informale - Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në mbrojtje të punëtorëve migrantë
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, midis tre inspektoriateve të punës të vendeve përkatëse. Ku fokusi i këtij nënshkrimi ishte migracioni i punës dhe inspektime të mëtejshme ndërkufitare.
“Takimi kishte në fokus përmbylljen e një projekti, por më shumë sesa një projekt ishte përmbyllje e një plani aktivitetesh që ne kemi pasur vitin e fundit me mbështetjen e GIZ në kuadër të forcimit të kapaciteteve institucionale për trajtimin e pnëtorëve migrantë. Punëtorët migrantë, tashmë janë një realitet për vendin tonë, dhe jo vetëm nga vendet e largëta siç janë vendet aziatike, Bangladesh, Filipine, Turqi, por fenomeni i migrimit është dhe në zonat ndërkufitare, dhe këtu kemi të bëjmë me punëtorë, që punojnë nga njëra anë e kufirit dhe punojnë në anën tjetër të tij. Në kuadër të këtij projekti ne kemi zhvilluar disa takime, dhe kemi konluduar me marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e zi, për të targetuar dhe për të goditur fenomenin e informalitetit. Por për t’i ardhur në ndihmë shtetasve të vendeve tona, në kuadër të punës së denjë, për të punuar në çdo anë të kufirit, bazuar në çdo marrëdhënie formale dhe punë të sigurit”, tha Eljo Muçaj, Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
Sipas kryeinspketorit ky bashkëpunim me vendet e rajonit, përveç benefitit direkt që sjell me shtetet e vendeve tona, ishte dhe një ushtrim i bërë në shkallë të vogël në kuadër të integrimit.
“Inspketimet e përbashkëta, ose bashkëpunimet e shteteve kufitare, është një process standard në vende e BE ose në zonën Schengen. Bazuar dhe inspioruar në këto modele, ne po e pilotojmë në vendet e rajonit tonë”, tha ai.

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë - Vendosin rekord të ri, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj
Kafeja dhe duhani bën pjesë në rutinën e përditshme të shqiptarëve, pasi lokalet prej vitesh janë kthyer jo vetëm në vende bisedash, por edhe në një......

Bilanci i FSHU, 306 mln lekë fitim - Rezultat pozitiv për 8-mujorin, ndikim rritja e konsumit të energjisë dhe efikasiteti operativ
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group e ka mbyllur periudhën janar–gusht 2025 me performancë financiare pozitive, duke tejkaluar planin......

“Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gra” - Gonzato: Korporatat duhet të kenë kuota gjinore. Ato diverse raportojnë fitime më të larta
Vetëm 6.2% e bordeve në Shqipëri përbëhen nga gratë, nivel shumë më i ulët se ajo e bordeve të korporatave të tjera në Evropë dhe botë. Kështu është......

Malazezët “tundohen” nga interesat e ulëta - Kreditë personale janë rritur me mbi 20% gjatë vitit të fundit
Qytetarët e Malit të Zi po marrin më shumë kredi se kurrë më parë. Vetëm gjatë vitit të fundit, totali i kredive personale është rritur me mbi 20%. Sipas......

“Ekonomia globale ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave” - Kreu i BQE: Vetëm çështje kohe, para se barra t’i kalojë konsumatorit
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, deklaroi se ekonomia globale “ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave doganore” të vendosura......

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në Europë/ Por, regjistruan rritje gjatë 2024-ës për shkak të turizmit
Sipas raportit më të fundit të Indeksit të Pronave 2025 nga Deloitte, qytetet e Vlorës dhe Durrësit janë renditur ndër më të përballueshmet për qiramarrësit......

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të zgjerojë sektorin e energjisë së pastër deri në vitin 2030
Britania e Madhe ka shpallur plane për të trajnuar dhe punësuar më shumë punëtorë në sektorin e energjisë së pastër. Qeveria ka premtuar krijimin e 400,000......

Cilat vende ofrojnë makinat më të shtrenjta? - Çmimet e automjeteve në Evropë. Kryeson Turqia
Krahasimi i çmimeve të makinave në të gjithë Evropën është një sfidë komplekse. Indeksi i nivelit të çmimeve për “pajisjet e transportit personal”, i......