Taksa e pasurisë, si ndahet “torta e të ardhurave”? - Ndërtesat zënë 78 %, 6.4 milionë euro nga transaksionet e pronave
Taksa mbi pasurinë është një ndër burimet kryesore që furnizon buxhetet e 61 bashkive në vend. Gjatë vitit 2024, pushteti vendor nga tatimi mbi pasurinë ka akumuluar rreth 7.7 miliard lekë apo 77 milionë euro. E thënë ndryshe, janë mbledhur 15 milionë euro ose 24% më shumë se një vit më parë.
Referuar raportit vjetor të financave vendore për vitin që lam pas, rritja e të ardhurave nga ky burim, është një sinjal mjaft pozitiv pasi në tre vitet e shkuara të ardhurat ishin në të njëjtin nivel.
Por si ndahet “torta” e të ardhurave nga ky zë?
Të dhënat tregojnë se taksa mbi ndërtesat, edhe pse ende nuk aplikohet mbi vlerën e tregut në të gjitha bashkitë zë 78% të peshës së të ardhurave totale nga taksa e pasurisë, apo rreth 6 miliardë lekë.
Më pas renditen të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore, të cilat zënë një peshë prej 9 % të totalit, 689 milionë lekë apo rreth 7 milionë euro.
Taksa mbi transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme, pra tatimi që paguajnë qytetarët për shit-blerje të pronave zë 8 %, dhe e përkthyer në vlerë monetare arrin në 635 milionë lekë apo 6.4 milionë euro.
Ndërkohë të ardhurat nga taksat mbi truallin zënë një peshë në nivelin prej 5 % të totalit, duke kontribuuar në buxhetet lokale në vlerën prej 360 milionë lekë apo 3.6 milionë euro.
Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.
Qeveria parashikon që të mblidhen afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025, të cilat do të gjenerohen për shkak të bërjes funksionale të kadastrës fiskale përgjatë këtij viti, që do të shërbejë për mbledhjen më efikase të taksës së ndërtesës.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, bazuar në burimet e Agjencisë Shtetërore Kadastrës, vetë deklarimit dhe të dhënave të regjistruara nga bashkitë, numri i njësive pronësore të taksueshme është 797.331 (ku përreth 385.243 njësi pronësore të cilat nuk janë të plota me informacion zbatohen rregullat e prezumimit në mënyrë që të përllogaritet vlera e taksës) si dhe numri i njësive pronësore të kompletuara me informacion rreth 412.088 njësi.
Ligji i ri për taksimin e pasurive të paluajtshme ndërtesa në bazë të vlerës së tregut nis aplikimin nga 1 Janari 2026, ndërsa për parcelat nga viti 2028. Aktualisht me këtë formulë taksohen vetëm 385 mijë prona.

“Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis zbatimi i tavaneve në vlerën e huasë që marrim nga bankat
Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit nga bankat. Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i vendimit për vendosjen e tavaneve në vlerën e kredisë që japin......

BE dhe Ukraina, marrëveshje për tregtinë ushqimore - Palët bien dakord për kufizime produktesh dhe standarde të përbashkëta
Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje fillestare për tregtinë bujqësore. Pakti parashikon rivendosjen e kuotave dhe tarifave për disa......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas......

Duhen inxhinierë, financierë e zyrtarë, 6000 vende të lira pune - Kërkesë në rritje për profesionistët dhe për punonjës pa kualifikim
Je në kërkim të një pune? Mbi 6000 vende të lira pune në gjithë vendin të shpallura në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ka bërë të ditur......

Rritet fluksi, TIA: Në qershor patëm 1 milion pasagjerë - Milano, Londra, Roma janë tre destinacionet më të preferuara
Fluksi i lartë turistik në vend ka patur një ndikim shumë të madh edhe në transportin ajtor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se vijon të shënojë......

Zjarret në Turqi, mbi 50,000 persona evakuohen - Ndryshimet klimatike shkaktojnë valë nxehtësie në gjithë Evropën
Mbi 50,000 persona janë evakuuar në Turqi për shkak të shpërthimit të zjarreve masive. Sipas shkencëtarëve, valët e nxehtësisë po përhapen gjithmonë e më......

DOGE, Trump sulmon Musk - Kërkon shqyrtimin e subvencioneve për kompanitë e miliarderit
Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi rishikimin e subvencioneve për kompanitë e Elon Musk. Konfliktet mes të dyve janë rritur kohët e fundit, kryesisht......

Senati Amerikan avancon projektligjin për uljen e taksave - Vendimi do të shtojë borxhin e SHBA-së me 3.3 trilionë dollarë
Republikanët e Senatit Amerikan kanë shtyrë përpara projektligjin e Trump për uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve. Ky vendim pritet të shtojë borxhin e......