Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 15:44

Skema Kombëtare 2026: Deri në 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike

Nga Edel Strazimiri

Skema Kombëtare 2026: Deri në 200 mijë lekë mbështetje

Fermerët që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë organike mund të aplikojnë deri më 26 qershor për të përfituar mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2026.

Masa 6 e skemës i dedikohet mbështetjes së fermave organike, me synim nxitjen e prodhimit sipas standardeve të certifikuara, rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit dhe promovimin e praktikave bujqësore të qëndrueshme.

Sipas skemës, fermerët përfitojnë mbështetje financiare në varësi të fazës së certifikimit. Për vitin e parë të certifikimit parashikohet një mbështetje prej 100 mijë lekësh, ndërsa për vitin e dytë dhe të tretë përfitimi arrin në 150 mijë lekë.

Ndërkohë, fermat që disponojnë certifikim organik përfitojnë mbështetje financiare deri në 200 mijë lekë.

Kjo masë synon të inkurajojë zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me metoda organike, përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bën thirrje fermerëve të interesuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, deri më 26 qershor, për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për zhvillimin e sektorit bujqësor.

Mbështetja për bujqësinë organike konsiderohet një nga instrumentet kryesore për promovimin e prodhimit të qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e vlerës së shtuar të produkteve shqiptare në treg.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat