Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 12:10

Tregu i sigurimeve arrin në 27 miliardë lekë - Xhemali: Në 2026-ës, risi verifikimi i policave me QR code

Nga Elisabeta Dosku

Tregu i sigurimeve arrin në 27 miliardë lekë - Xhemali: Në

Sigurimi i detyrueshëm vijon të dominojë tregun e sigurimeve në vend duke dhënë sinjale për më shumë hapësira për diversifikim.

Adela Xhemali, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për ecurinë e këtij tregu në vitin 2025, ku thekoi se sistemi bonus-malus ka sjellë përfitime për drejtuesit e automjeteve.

“Rënie 2.2 për qind i primit nga bonus malus. Tregu i sigurimeve, gjatë 2025-ës primet e shkruara bruto arritën në 27 miliardë lekë, me rritje 10.5 për qind në krahasim me vitin 2024. Sigurimi i detyrueshëm dominon, dhe kjo tregon se tregu ka me shumë hapësire për diversifikim.  Portofoli i investimeve arriti ne 46 miliardë lekë me një rritje prej 9 %. Gjatë 2025-ës demet e  paguara kane mbetur në nivele të qëndrueshme dhe AMF ka vijuar monitorimin e vazhdueshëm të praktikave të vlerësimit dhe likuidimit. Numri i dëmeve pezull nga shoqëritë e sigurimeve arriti në 12.309 duke shënuar rënie”.

Nga ana tjetër, Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ka bërë me dije edhe prioritetet e këtij institucioni për këtë vit.

“Prioritetet mbeten të lidhura ngushtë me procesin e integrimit europian. Modernizimin e mbikëqyrjes. Puna jonë po fokusohet tek kuadri ligjor. Ka vijuar puna për modernizimin e tregut të sigurimeve. Risi është verifikimi i policës me QR code”.

Gjatë vitit 2025, tregjet nën mbikëqyrje u karakterizuan nga qëndrueshmëri dhe zgjerim i aktivitetit. Vlera totale e aktiveve në këto tregje arriti në 149 miliardë lekë, me rritje vjetore 13%, duke reflektuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të sistemit financiar jobankar në ekonominë shqiptare dhe në vendimmarrjen financiare të qytetarëve duke filluar nga sigurimi dhe mbrojtja ndaj rrezikut, tek kursimi afatgjatë, investimi dhe planifikimi i pensionit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat