Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2026, 10:25

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 81.2 lekë dhe është shitur me 82.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është dobësuar me pak pikë duke u blerë këtë të martë me 94.5 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë.

Franga zvicerane sakaq nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme të vlerë krahasuar me ditën që lamë pas pasi është blerë këtë të martë me 102.3 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë në raport me ditën e hënë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 109 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë krahasuar me ditën e kaluar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat