80 kompani dhe mbi 600 vende pune në Durana Tech Park - Studentët e Politeknikut, praktika në kompanitë e teknologjisë

Durana Tech Park po zgjerohet si një nga hapësirat kryesore të zhvillimit të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në vend. Aktualisht, në këtë park janë regjistruar 80 kompani, të cilat ofrojnë mbi 600 vende pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
Në funksion të lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës, Durana Tech Park ka nisur bashkëpunimin me Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë përzgjedhur studentët e parë që do të zhvillojnë praktikat profesionale pranë kompanive të regjistruara në park.
“80 kompani të regjistruara në Durana Tech Park, ofrojnë mbi 600 vende pune në sektorin e teknologjisë dhe informacionit. Për këtë arsye Durana Tech Park, ka filluar të bashkëpunojë me Universitetin Politeknik të Tiranës ku janë përzgjedhur studentët e parë që do të kryejnë praktikat e punës pranë disa prej kompanive që janë të regjistruara në Durana Tech Park. Këta studentë do të kenë mundësi të punojnë në projekte konkrete të mësojnë nga profesionistë të fushës, dhe të konkurojnë me idetë e tyre innovative,” shprehet Florensa Haxhi, Administratore e Durana Tech Park.
Pas përfundimit të praktikës, studentëve do t’u ofrohet edhe mundësia për punësim pranë kompanive pjesë e parkut. Programi nuk do të kufizohet vetëm te studentët e përzgjedhur në këtë fazë, por do të jetë i hapur edhe për studentë të tjerë apo profesionistë të fushës që duan të bëhen pjesë e tij.
Kjo nismë synon të forcojë ekosistemin e teknologjisë në vend, duke nxitur përfshirjen e të rinjve në sektorë me potencial të lartë zhvillimi dhe duke orientuar aftësitë e tyre drejt nevojave reale të tregut të punës.
Shqiptarët zgjedhin gjithnjë e më shumë automjetet aziatike - Mbi 41% e totalit vijnë nga Koreja e Jugut dhe Kina
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar raportin mbi regjistrimin e mjeteve në vend për periudhën janar-maj 2026, duke......
Pavarësia e AMA, Krasniqi raporton në Kuvend: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit......
Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, shkak rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare
Bankat komerciale në Kosovë njoftojnë se kanë bërë ndryshime në çmimoret e tyre, duke ulur tarifat e disa shërbimeve të tyre që përdoren nga qytetarët dhe......
Shqiptarët kursejnë 84 milionë euro nga rivlerësimi, buxheti arkëton 40 milionë euro vetëm në dy muaj
Afro 84 milionë euro u janë kursyer qytetarëve shqiptarë nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme falë rivlerësimit. Sipas të dhënave të......
Ibrahimaj: Mekanizmi i ri për shqyrtimin e investimeve të huaja forcon sigurinë ekonomike dhe besimin e investitorëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në aktivitetin “Albania’s Foreign Direct Investment Screening Framework”, organizuar nga......
Reforma në sektorin elektroenergjetik - Nis shqyrtimi i ligjit në Kuvend, Muçaj: Efekti financiar në buxhet, 1.9 mln euro
Përshtatja e tregut shqiptar me zhvillimet e reja teknologjike dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian është në fokus të projektligjit “Për sektorin e......
Ç’ndodh nëse bizneset nuk plotësojnë certifikimet e BE? - Bajraktari: Integrimi do të nxjerrë jashtë loje sipërmarrjet që nuk formalizohen
Tregu shqiptar po përballet me një udhëkryq të rëndësishëm sa i përket formalizimit dhe përshtatjes me rregullat e Bashkimit Evropian. Për një pjesë të madhe......
Shqiptarët mbeten të “lidhur” me rrjetet sociale/ Platformat rikthejnë rritjen dhe vazhdojnë të dominojnë komunikimin online
Rrjetet sociale vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të shqiptarëve, duke u përdorur për komunikim, argëtim, informim dhe gjithnjë......



