Sa para’ mund të sjellë në 1 vit një Air Bnb? Analiza tregon ndryshimet mes kryeqytetit, bregdetit dhe destinacioneve turistike
Tregu i Airbnb në Shqipëri po zgjerohet me shpejtësi, me një rritje prej 54.5% të listimeve dhe të ardhura mesatare vjetore rreth 1.17 milionë lekë për pronë. Tirana kryeson për numrin e akomodimeve, ndërsa Riviera shqiptare dhe Saranda renditen ndër zonat më fitimprurëse falë çmimeve më të larta ditore dhe kërkesës turistike.
Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po shënon një zgjerim të ndjeshëm, ndërsa platformat si Airbnb po kthehen në një alternativë gjithnjë e më të përdorur nga pronarët e apartamenteve dhe investitorët. Rritja e numrit të turistëve, sidomos gjatë viteve të fundit, ka ndikuar drejtpërdrejt në kërkesën për akomodime private, duke sjellë shtim të numrit të pronave të hedhura në treg.
Ndërkohë, të ardhurat nga ky sektor kanë shënuar një rritje prej 10.14%, duke treguar se pavarësisht shtimit të konkurrencës, kërkesa për akomodime afatshkurtra vijon të mbetet e fortë.
Tirana mbetet tregu më i madh për Airbnb
Kryeqyteti shqiptar vazhdon të jetë tregu më i zhvilluar për qiratë afatshkurtra për sa i përket numrit të pronave. Tirana renditet e para me rreth 3,650 listime aktive, duke reflektuar kërkesën e lartë nga turistët, vizitorët e biznesit dhe udhëtarët që zgjedhin kryeqytetin si pikë nisjeje për eksplorimin e vendit.
Tirana ka një normë mesatare zënieje prej 62%, ndërsa çmimi mesatar ditor i një akomodimi është rreth 4,500 lekë. Të ardhurat mesatare vjetore për një pronë në kryeqytet arrijnë më shumë se 1 milionë lekë.
Bregdeti sjell fitimet më të larta
Edhe pse Tirana kryeson për numrin e ofertave, zonat turistike bregdetare shfaqen si ndër tregjet më fitimprurëse. Saranda, një nga destinacionet më të kërkuara verore, renditet e dyta me 2,657 listime.
Qyteti jugor ka një tarifë mesatare ditore më të lartë prej 6,414 lekësh, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore për një pronë arrijnë në 1.3 milionë lekë. Kjo lidhet me sezonin e fortë turistik dhe kërkesën e lartë për akomodime pranë detit.
Një performancë të spikatur ka edhe Riviera shqiptare, e cila ndonëse ka një numër më të kufizuar pronash në treg, me rreth 605 listime, rezulton zona me të ardhurat më të larta mesatare. Një pronë në këtë zonë gjeneron rreth 1.5 milionë lekë në vit, ndërsa çmimi mesatar ditor është 6,879 lekë dhe norma e zënies arrin në 61%.
Vlora dhe Durrësi vijojnë të jenë pika të rëndësishme turistike
Në renditje vijon Vlora, me rreth 1,692 listime, normë zënieje prej 50% dhe të ardhura mesatare vjetore me më shumë se 1 milionë lekësh për pronë. Qyteti po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi falë kombinimit të turizmit bregdetar dhe lidhjeve më të mira infrastrukturore.
Ndërsa Durrësi, një nga zonat më të afërta me kryeqytetin dhe një destinacion tradicional turistik, ka rreth 1,669 listime aktive. Norma mesatare e zënies është 52%, tarifa ditore rreth 5,112 lekë, ndërsa të ardhurat mesatare vjetore për një pronë janë rreth 983 mijë lekë.
Të dhënat tregojnë se tregu i Airbnb në Shqipëri po kalon një fazë zgjerimi të shpejtë. Rritja e turizmit po krijon mundësi të reja për pronarët, ndërsa qytetet dhe zonat bregdetare po konkurrojnë për të tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ligji i faljes fiskale/ Ja kush përfiton nga fshirja e detyrimeve dhe kamatëvonesave
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sqarimet më të fundit për zbatimin e ligjit “Për fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara”, duke......
Kush abuzon me fondet e BE, 2 deri 5 vite burg - Ndryshon Kodi Penal/ Forcohen masat ndaj mashtrimeve me fondet europiane
Qeveria shqiptare ka iniciuar ndryshime të reja në Kodin Penal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit kombëtar me acquis të Bashkimit Evropian në fushën......
IA po transformon ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë - Ministri Jagxhiu: Përdorimi i saj në të gjitha fushat, një domosdoshmëri
Inteligjenca Artificiale po transformon me shpejtësi ekonominë dhe shoqërinë në Kosovë, ndërsa përdorimi i saj në të gjitha fushat është tashmë një......
FSHZH, rikonstruksion rrugësh në disa qytete - Nga Kopliku, në Konispol. Investime në infrastrukturën rrugore
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e dy procedurave të rëndësishme tenderuese, me një fond të përgjithshëm prej afro 850 milionë lekësh, për......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 81.2 lekë dhe......
Tregjet vlerësojnë rikthimin e furnizimit me naftë - Çmimet vijojnë rënien pas arritjes së marrëveshjes së paqes SHBA-Iran
Çmimet e naftës zgjeruan humbjet të martën, ndërsa tregjet vlerësuan perspektivat për një rifillim të furnizimit përmes Ngushticës së Hormuzit dhe mungesës......
Regjistrimet globale të automjeteve elektrike - U rritën me 3% në maj, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburantit
Kërkesa globale për automjete elektrike u rrit për të tretin muaj radhazi në maj, pasi subvencionet dhe çmimet e larta të karburantit vazhduan të shtynin......
Revolucioni i energjisë së rinovueshme në Spanjë - Faturat e energjisë elektrike janë më të ulëta pavarësisht krizës
Faturat e energjisë elektrike në Spanjë kanë rënë, ndërsa shumë vende të tjera kanë parë një rritje që nga kriza energjetike e shkaktuar nga shpërthimi i......



