Situata e zjarreve në vend/ AKMC: 25 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot mbi situatën e zjarreve në rang vendi dhe më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Përrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës.
Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor.
Dje, në mbështetje të forcave u angazhua helikopteri Cougar i Forcës Ajrore. Në monitorim mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.
Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjanë vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Terreni është i vështirë dhe i largët, ndaj po punohet me mjete të kalueshmërisë së lartë.
Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Edhe pse forcat operacionale punuan deri në orët e vona, nuk u arrit izolimi i tij. Ditën e sotme në terren janë të angazhuar: 7 efektivë zjarrfikës, 6 forca të AdZM, 5 forca bashkiake dhe 25 vullnetarë. Në mbështetje të forcave sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore.
Në dy raste zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një godinë biznesi, ku si pasojë ka patur dëme të konsiderueshme materiale Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 30 automjete zjarrfikëse dhe 351 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 59 efektivë, 1 helikopter, 5 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse, 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I lartë” pothuajse në të gjitha qarqet. Sot priten priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në formë shtrëngate në qarkun Shkodër.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë. Në këtë situatë AKMC u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.

Pasuritë e paluajtshme “magnet” për investitorët e huaj - 3 mujori shënon rekord/ 362 milionë euro IHD, kryeson Turqia
Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion me potencial të lartë për investime. Fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëria ka shënuar rekord......

Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e Brendshme: Nga janari në maj 3261 shtetas të kthyer
Gjithnjë e më shumë po bie numri i shqiptarëve që refuzohen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë......

Ndryshimet e pagave në Evropë - Cilat profesione kanë shënuar rritjet më të mëdha?
Pagat reale në disa nga ekonomitë kryesore të Evropës kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025. Megjithatë, kjo rritje ka qenë e ndryshme sipas......

Inflacioni i qershorit arrin në 2.4%/ Rritja e kërkesës turistike ndikon në çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Qershor 2025 arriti në nivelin 119,2, duke u marrë si pikë reference muajin Dhjetor 2020. Në këtë periudhë,......

Trump “sfidon” gjigantët e televizionit - Lideri amerikan prezanton platformën televizive Truth+
Trump Media ka lançuar platformën televizive Truth+, në bashkëpunim me rrjetin Newsmax. Kompania paralajmëron gjithashtu shërbime të reja financiare dhe......

Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të......

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......

Sejko apel Bankave Tregtare: Garancia Sovrane dhe Programi për SME-të, shtysë për kreditimin në bujqësi!
Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve......