Si përllogaritet sigurimi i detyruar nga përmbytjet? - Formula/ Merren në konsideratë zonat, lartësia e ndërtesës dhe cilësia

Ndryshe nga sigurimi i tërmeteve, detyrimi ligjor për t’u siguruar nga përmbytjet nuk do të shtrihet në të gjithë vendin, por vetëm në ato zona me risk të lartë.
Qeveria ka përcaktuar parimet mbi të cilat do të ndërtohet formula e primit të sigurimit të detyrueshëm nga përmbytjet, që pritet të aplikohet për banesat në zonat me risk të lartë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas projektligjit, përllogaritja e primit do të bazohet në një model kombëtar të rrezikut nga përmbytjet, i cili do të hartohet nga Fondi për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet dhe do të mbështetet në metodologji aktuariare dhe të dhëna historike hidrologjike.
Por ku bazohet formula?
Formula e primit nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, por do të llogaritet mbi bazën e disa faktorëve teknikë të cilat marrin në konsideratë zonën gjeografike dhe nivelin e rrezikut. Pra banesat do të klasifikohen sipas zonave urbane, rurale dhe zonave me infrastrukturë kritike, në varësi të probabilitetit të përmbytjes.
Karakteristikat e ndërtesës. Në formulë do të përfshihen vendndodhja e saktë, lartësia dhe numri i kateve, tipologjia e ndërtimit, materialet ndërtimore dhe përdorimi i ndërtesës (banim, biznes, etj.)
Skenarët e përmbytjes. Për këtë faktor do të përdoren modele hidrologjike për të vlerësuar sa shpesh dhe me çfarë intensiteti mund të ndodhin përmbytjet në zona të caktuara.
Vlera e dëmeve të mundshme. Formula do të marrë parasysh: dëmet strukturore, dëmet e pajisjeve dhe inventarit, kostot e riparimit ose rikonstruksionit.
Faktorët e reduktimit të riskut. Bazuar në këtë faktor, banesat që kanë masa mbrojtëse (p.sh. barriera kundër ujit, drenazh, sisteme mbrojtëse) do të përfitojnë një ulje të primit.
Metodologjia përfundimtare dhe formula e llogaritjes së primit do të miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Sigurimi i detyrueshëm nga përmbytjet do të hyjë në fuqi vetëm pasi të miratohet modeli i rrezikut, të përcaktohen zonat me risk, dhe të publikohet skema zyrtare e llogaritjes së primit.
Por si përkthehet kjo për qytetarët?
Referuar skemës së parashikuar, kjo do të thotë se nuk do të ketë një tarifë fikse për të gjithë por një prim i diferencuar sipas riskut real të çdo banese. Përmbytjet janë një fenomen i përvitshëm në Shqipëri që prekin zona të caktuara, siç janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri, Vlora, etj, duke shkaktuare dëme të konsiderueshme në banesa.
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë - Në cilin vend u rritën më shumë që nga pandemia?
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në BE janë rritur me rreth 7% që nga periudha para pandemisë, por diferencat midis viteve 2019 dhe 2024 ndryshojnë......
Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet
Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për......
Nga cilat vende e blejmë më shtrenjtë mishin? Nga Japonia, te Kili. Furnizuesit më të kushtueshëm dhe më të lirë për vitin 2025
Shqipëria ka importuar mish nga dhjetëra vende gjatë vitit 2025, por çmimi për kilogram ndryshon ndjeshëm në varësi të origjinës. Të dhënat zyrtare të......
Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime graduale dhe hapësirë për zhvillim në institucione
Indeksi Global i Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, e pozicionon Shqipërinë mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......
Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për......
Digjitalizimi i shërbimeve doganore, treguesit kryesorë janar–dhjetor 2025
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania kanë shënuar një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar......
Aeroporti i Berlinit, i mbyllur edhe sot - Ndalon operimin e avionëve për shkak të akullit dhe shiut të ngrirë
Operacionet në aeroportin ndërkombëtar të Berlinit mbetën të ndaluara herët të premten, pa asnjë avion në gjendje të nisej ose të ulej për shkak të akullit......


