Analiza Postuar më 6 Shkurt 2026, 11:17

Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime graduale dhe hapësirë për zhvillim në institucione

Nga Eldiona Serani

Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime

Indeksi Global i Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, e pozicionon Shqipërinë mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar funksionimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi ligjor.

Sipas Rule of Law Index Shqipëria është renditur e 87-ta nga 142 vende në botë në masën se sa sundimi i ligjit është i pranishëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

Vlerësimi mbështetet në tetë faktorë kyç, që masin mënyrën se si zbatohet ligji në praktikë: kufizimi i pushtetit qeverisës, transparenca dhe qeverisja e hapur, mbrojtja e të drejtave themelore, rendi dhe siguria publike, si edhe funksionimi i drejtësisë civile dhe penale. Të dhënat tregojnë se Shqipëria shfaq stabilitet në aspektin e rendit dhe sigurisë, ndërsa kuadri ligjor dhe institucional vijon të forcohet.

Një ndër faktorët ku Shqipëria paraqitet ende në një nivel që kërkon përmirësim është ai i “Mungesës së korrupsionit”. Megjithatë, kjo sfidë nuk është e izoluar vetëm për vendin tonë, pasi edhe vendet e rajonit kanë shënuar zhvillime të ngjashme, duke reflektuar një hapësirë të përbashkët për përmirësim gradual të sundimit të ligjit.

Raporti evidenton se reformat e ndërmarra vitet e fundit, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, kanë krijuar baza më të qëndrueshme për përmirësimin e zbatimit të ligjit. Këto zhvillime janë të rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet, por edhe për krijimin e një klime më të parashikueshme për investimet dhe aktivitetin ekonomik.

Në një kontekst global ku shumë vende po përballen me sfida në sundimin e ligjit, Shqipëria pozicionohet si një vend me potencial të qartë për avancim, ku progresi i arritur shërben si bazë për përmirësime të mëtejshme.

Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat