Kosova Postuar më 5 Shkurt 2026, 19:11

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Albin Kurti pret ish Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç në Prishtinë

Nga SCAN TV

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Albin Kurti pret ish Presidentin e

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Mediat thanw se “z. Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës”. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor. “Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet në njoftimin pwr kwtw vizitw.  “Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat