Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri - Musabelliu: Brenda 5 vitesh ekonomia jonë do të jetë ndryshe

Është mbajtur në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, një platformë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Forumi mblodhi përfaqësues institucionalë, liderë biznesi dhe investitorë nga Shqipëria dhe Sllovenia.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, ftoi bizneset sllovene të investojnë në Shqipëri, pasi vendi ynë ofron një klimë biznesi të ngjashme me atë të Bashkimit Europian dhe ka mundësi të pafundme.
“Ekonomia shqiptare është në një moment të rëndësishëm. Vendi ynë po shkon drejt një stabiliteti makroekonomik , me një rritje të PBB më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Inflacioni është më I ulët se mesatarja europiane. Edhe papunësia është në minimumin historik për ne.
3 apo 5 vitet e ardhshme, ekonomia shqiptare do të jetë shumë ndryshe. Kjo falë transformimit të rëndësishëm që po sjell procesi I integrimit. Ky është një sinjal I rëndësishëm për bizneset që të investojnë në Shqipëri, pasi klima është 100% në përputhje me Bashkimin Europian”, tha Musabelliu.
Ndërkaq, Drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro, prezantoi mundësitë që ofron shqipëria, ndërsa theksoi se çdo investitor I huaj mund të gjejë atë që I përshtatet.
“Jemi partnerët tuaj për të gjetur partnerët e duhur në shqipëri. Ne besojmë se bizneset dhe pronarët nuk janë thjesht vizitorë, por partnerët tanë.
Ne kemi trajtim të barabartë, pra të njëjtat kërkesa dhe procedura qoftë për investitorët e huaj, ashtu edhe për sipërmarrësit tanë.
Shërbimet tona janë të digjitalizuara dhe mund të provoni të investoni.
Ne jemi këtu t'ju ndihmojmë dhe udhëzojmë për mundësitë e biznesit dhe prioritetet që ka Shqipëria. Mendoj se ka shumë mundësi për t'u kthyer në projekte të vërteta”, tha Saro.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe të biznesit slloven vendosën theksin tek bashkëpunimi dhe ofruan mbështetjen dhe eksperiencën e fituar nga antarësimit në BE, për ti aplikuar në Shqipëri, në disa sektorë kyçë. Ndërsa, një element i rëndësishëm mbetet edhe Inteligjenca Artificiale.
Groenlanda thyen rekordin e temperaturës - E zhvendos ekonominë nga peshkimi, te mineralet
Groenlanda, ishulli Arktik i lakmuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përjetoi janarin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë këtë vit. Trump ka......
Transformimi digjital është kritik për Gjermaninë - Vendi po e “përqafon” inteligjencën artificiale me shpejtësi të plotë
Ndryshimi digjital është “kritik” dhe inteligjenca artificiale (IA) do të jetë çelësi i kësaj për të ardhmen e Gjermanisë, tha ministri për transformimin......
ARRSH: Bora bllokon plotësisht aksin Qafë Thore-Theth
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar......
OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren zbulojnë biznese të tarifuara si konsumatorë familjarë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim......
Shqiptarët kursyen më shumë vitin e kaluar/ Totali i depozitave arriti 1.48 trilionë lekë, me rritje të fortë në gjysmën e dytë të vitit
Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me një nivel rekord kursimesh, duke mbajtur rreth 1.48 trilionë lekë në depozita bankare. Gjatë gjithë vitit, depozitat......
Huaja e re, rekord gjatë vitit 2025/ Arriti në gati 4.5 mld euro, sa 17% e PBB. Për blerje banese u dhanë 664 milionë euro
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 62.3 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......
A do të jetë Fondi i Tërmeteve kompania më e madhe e sigurimeve? - Pritet të mbledhë mbi 30 milionë euro në vit për 1 milionë banesa të siguruara
Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të ngrihet së shpejti, pritet të kthehet në një nga mekanizmat......
Armët bërthamore jashtë kontrollit? - Sot skadon traktati i fundit Rusi-SHBA. Ende asnjë marrëveshje
Sot skadon traktati i fundit Rusi-SHBA për kontrollin e armëve bërthamore, i njohur si START i Ri. Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që të dyja......


