Shqiptarët kursyen më shumë vitin e kaluar/ Totali i depozitave arriti 1.48 trilionë lekë, me rritje të fortë në gjysmën e dytë të vitit

Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me një nivel rekord kursimesh, duke mbajtur rreth 1.48 trilionë lekë në depozita bankare. Gjatë gjithë vitit, depozitat totale në sistemin bankar shqiptar kanë shfaqur një prirje kryesisht rritëse, çka dëshmon për një besim të qëndrueshëm të qytetarëve dhe bizneseve ndaj bankave si mjet sigurie dhe menaxhimi financiar. Krahasuar me muajin paraardhës, dhjetori shënoi gjithashtu një rritje prej rreth 2.1%.
Nëse analizohet ecuria përgjatë vitit, vihet re se sidomos në gjysmën e dytë depozitat kanë njohur një rritje të ndjeshme. Në fillim të vitit, konkretisht në muajin janar, ato regjistroheshin në nivelin e 1.39 trilionë lekëve, ndërsa dhjetori rezultoi muaji me vlerën më të lartë të kursimeve gjatë gjithë vitit 2025.
Sipas ndarjes sipas monedhave, depozitat në lekë kanë shfaqur rritjen më të theksuar, një tendencë që ka vijuar gjatë gjithë vitit dhe që kulmoi në muajin e fundit. Ndërkohë, në fund të dhjetorit, kursimet në monedhën vendase arritën në rreth 710 miliardë lekë, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me fillimin e vitit, veçanërisht në raport me muajin janar. Nga ana tjetër, depozitat në valutë të huaj kanë pësuar lëvizje më të kufizuara, por kanë mbetur vazhdimisht në nivele të larta duke kapur vlerën e 773 miliardëve.
Në tërësi, rritja e depozitave në lekë dhe qëndrueshmëria e kursimeve në valutë tregojnë për një ekuilibër të ri në sjelljen financiare të individëve dhe bizneseve. Kjo prirje pasqyron një përshtatje graduale ndaj kushteve ekonomike, ku monedha vendase po forcon pozicionin e saj përkrah valutës së huaj.
Paralelisht, edhe depozitat e transferueshme kanë shënuar rritje, duke u zgjeruar nga 368 miliardë lekë në 388 miliardë lekë në fund të vitit. Ky zhvillim tregon se qytetarët dhe bizneset po favorizojnë format më fleksibile të kursimit, të cilat u mundësojnë akses të shpejtë në fondet e tyre sipas nevojës.
Huaja e re, rekord gjatë vitit 2025/ Arriti në gati 4.5 mld euro, sa 17% e PBB. Për blerje banese u dhanë 664 milionë euro
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 62.3 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......
A do të jetë Fondi i Tërmeteve kompania më madhe e sigurimeve? - Pritet të mbledhë mbi 30 milionë euro në vit për 1 milionë banesa të siguruara
Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të ngrihet së shpejti, pritet të kthehet në një nga mekanizmat......
Armët bërthamore jashtë kontrollit? - Sot skadon traktati i fundit Rusi-SHBA. Ende asnjë marrëveshje
Sot skadon traktati i fundit Rusi-SHBA për kontrollin e armëve bërthamore, i njohur si START i Ri. Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që të dyja......
Forcohet Dollari amerikan – Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë sot krahasuar me një ditë më parë me 81.3......
Shqipëria krijon vizë të posaçme për punëtorët e shtëpisë - Legalizon punësimin e të huajve me leje unike punë dhe qëndrim
Punësimi i punëtorëve të shtëpisë në Shqipëri hyn për herë të parë në një kornizë të qartë ligjore. Qeveria ka miratuar ndryshime në rregullat për hyrjen dhe......
Krijohet blloku më i madh global i mineraleve kritike - SHBA mbledh mbi 50 vende për të kundërshtuar monopolin e Kinës
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance zbuloi planet për të bashkuar aleatët në një bllok tregtar preferencial për mineralet kritike, duke propozuar çmime......
Kina, plan sfidues kundër dollarit - Jinping: Duhet të aspirojmë dominim valutor në tregje
Kina po harton një plan sfidues kundër dominancës amerikane në financat globale duke implikuar ndikim më të madh të monedhës vendase përballë dollarit të......
“Të fuqishmit” e Europës, marrëveshje për minerale kritike - Synohet një autonomi më e lartë për lendët e para përballë Kinës
Italia, Franca dhe Gjermania janë solidarizuar në iniciativën e grumbullimit të pasurive minerale sipas aktit të BE për këto materiale kritike, me qëllimin e......


