''Udhërrëfyesi Kombëtar 2030''/ Rama: Përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar ''Udhërrëfyesin Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030'', dokument strategjik që përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e vendit. Në podkastin “FLASIM”, kryeminsitri theksoi se ky vendim, u mor menjëherë pas hapjes së fazës përfundimtare të negociatave.
''Jemi ulur dhe kemi miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të kësaj dekade. Një Shqipëri për të cilën puna përqendrohet sigurisht te përmbushja e objektivave që kanë të bëjnë me mbylljen e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, në mënyrë që të realizojmë objektivin, por njëkohësisht një Shqipëri që, në këtë kontekst, me Udhërrëfyesin Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, një dokument i miratuar menjëherë pas Brukselit që përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit në vitet që vijnë, ne në thelb realizojmë një plan që orienton institucionet tona drejt prioriteteve të lidhura me ekonominë, me arsimin, shëndetësinë, mjedisin, mirëqeverisjen dhe, në tërësi, cilësinë e jetës'' - tha kryeministri Rama.
Më tej, kryeministri Rama tha se është miratuar edhe një partneritet strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, për një bashkëpunim që do ta mbështesë Shqipërinë në disa prej fushave më të rëndësishme të zhvillimit.
''E solla këtu, në këtë shënim, këtë moment, sepse shpesh integrimi europian, rruga e negociatave, përmbushja e detyrave për kapitujt përkatës, shihen vetëm si një proces i ndarë, si një proces që lidhet me ndërveprimin mes nesh dhe Komisionit Europian, por në fakt integrimi është shumë më tepër se kaq. Ai lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me aftësinë tonë për të ndërtuar institucione më të forta, për të investuar te njerëzit, për të planifikuar zhvillimin afatgjatë, por edhe me domosdoshmërinë për ta përgatitur Shqipërinë, për ta jetësuar në hapësirën e republikës sonë vendin e standardeve dhe të përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe të qytetarit në raport me shtetin, e të dyve bashkë në raport me të nesërmen e atdheut'' - tha Rama.
Rama: Shqipëria hap zyrtarisht fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE
Kryeministri Rama e cilësoi fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE, si momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se vendi ka hyrë......
THE ESSENCE OF GREEN COAST/ Green Coast, qendra e aktiviteteve verore në Rivierën Shqiptare
Edhe këtë vit, Green Coast do të jetë qendra e aktiviteteve dhe festave në Rivierën Shqiptare. Këtë atmosferë, që do të shoqërojë Green Coast gjatë gjithë......
Ligj i ri për sistemet e inteligjencës artificiale në Shqipëri- Drafti/ Gjoba deri në 1.5 milionë euro, afat përshtatje 1-2 vjet për subjektet
Zhvillimi i shpejtë i sistemeve të inteligjencës artificiale në Shqipëri ka krijuar nevojën për një kuadër të posaçëm ligjor që garanton përdorimin e sigurt,......
250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht
Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara......
Nga dronët tek siguria kibernetike/ Qeveria përditëson listën e teknologjive sensitive
Shqipëria ka përditësuar listën e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, duke forcuar kontrollin mbi produkte që mund të përdoren si për qëllime......
Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë “Parisi i vogël’’ me potencial të madh
Korça dhe rrethinat e saj po përjetojnë boom turistësh të huaj, kryesisht nga Evropa. Në rrugët e qytetit është pamje e zakonshme të shohësh grupe të mëdha......
Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve- Nafta shkon 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës përcaktoi çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën......
Rrugët kryesojnë investimet infrastrukturore/ Punimet inxhinierike zenë rreth 28% të vlerës së përgjithshme të lejeve të ndërtimit
Investimet në infrastrukturë vijojnë të mbajnë një peshë të konsiderueshme në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit......



