Shqipëria Postuar më 30 Maj 2026, 12:08

Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë “Parisi i vogël’’ me potencial të madh

Nga Alida Lula

Korça “pushtohet” nga francezët/ E quajnë

Korça dhe rrethinat e saj po përjetojnë boom turistësh të huaj, kryesisht nga Evropa.

Në rrugët e qytetit është pamje e zakonshme të shohësh grupe të mëdha viztorësh të huaj, të cilët janpin përshtypje mjaft të mira.

"Qëndruam një ditë në Korçë. Jemi nga Franca, na pëlqeu shumë. Natyra është e mrekullueshme" - tha një turist.

"Na pëlqeu shumë, vend i bukur. Ne vijmë nga Franca dhe është hera e parë në Shqipëri. Korça është qytet që të mahnit me potencialin"- shton një tjetër turist.

"Është hera e pare dhe për mua, peizazhi është mahnitës. Nuk mendonim se do kënaqeshim kaq shumë. Nuk kishim dëgjuar më parë për këtë vend, dhe do largohemi me vlerësime maksimale. Uroj që turizmi këtu të rritet, sepse ka shumë potencial"- tha një tjetër turist francez.

Drejtuesi i guidës shqiptare, thotë se Korçën, francezët e cilësojnë si ‘Parisi i Vogël’ dhe përherë mbeten të kënaqur.

"Janë franceze të gjithë. Kemi bërë gjithë Shqipërinë. Korça quhet ‘Parisi i Vogël’. Ata po e shijojnë shumë këtë eksperiencë"- tha tur-operatori.

Vitin e kaluar juglindja mirëpriti më tepër se 700.000 vizitorë, numër ky që pritet të jetë më i madh këtë vit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat