Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për kryerjen e punimeve në nënstacionin elektrik Tirana, Qendër. Projekti synon përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike në kryeqytet.
Fondi limit i përllogaritur për realizimin e këtij investimi arrin vlerën 287 milionë e 336 mijë lekë. Sipas dokumentit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, objekti i kontratës përfshin ndërtimin e bazamenteve dhe vendosjen e tre terminaleve 110 kV me shkarkues për linjën e re kabllore Zogu i Zi – Tirana, Qendër, në nënstacionin Tirana. Po ashtu, parashikohet edhe vendosja e tre terminaleve të tjerë 110 kV në strukturat metalike të montuara në nënstacionin Zogu i Zi.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, reduktimi i riskut të ndërprerjeve dhe përmirësimi i funksionimit të rrjetit energjetik në zonat urbane me ngarkesë të lartë. Punimet do të realizohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë në fushën e energjisë elektrike.
Referuar dokumentit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjitha pjesët me tension deri në 1000 volt do të izolohen në mënyrë të tillë që të shmanget çdo kontakt aksidental. Në dokument theksohet se të gjitha pjesët me tension që mund të preken me dorë duhet të izolohen nga kontakti direkt, qoftë përmes përdorimit të mjeteve izoluese, rregullimit të pozicionit të pajisjeve apo përdorimit të pajisjeve speciale.
Digjitalizimi i shërbimeve doganore, treguesit kryesorë janar–dhjetor 2025
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania kanë shënuar një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar......
Aeroporti i Berlinit, i mbyllur edhe sot - Ndalon operimin e avionëve për shkak të akullit dhe shiut të ngrirë
Operacionet në aeroportin ndërkombëtar të Berlinit mbetën të ndaluara herët të premten, pa asnjë avion në gjendje të nisej ose të ulej për shkak të akullit......
Google AI thyen tablotë e parashikimive - Arrihen mbi 750 milionë përdorues të aplikacionit Gemini
Kompania bërthamë e Google- Alphabet, po rezulton më e suksesshme teksa përballet me OpenAI e cila mbart statusin e liderit në inteligjencën artificiale. Ky......
Tregu i kriptove vlen 2 trilion dollarë më pak - Bitcoin, në nivelin më të ulët nga tetori 2024. Vetëm 66,675$
Bitcoin ra ndjeshëm në mesjave duke u përshpejtuar rënien për shkak të paqëndrueshmërisë në tregun e metaleve të çmuara dhe aksioneve të teknologjisë.......
Gjashtë muaj punë, Gjermania hap fabrikën e saj të parë të inteligjencës artificiale
Ndërsa BE-ja kërkon të ndërtojë infrastrukturën e vet të inteligjencës artificiale dhe të zvogëlojë varësinë nga ofruesit e huaj, një nga qendrat më të mëdha......
Evropa nuk mund t’i shmanget më vonesës në inteligjencën artificiale
Kur bëhet fjalë për IA-në, sfida më e madhe e Evropës nuk është mbërritja e papritur e modeleve të huaj apo përhapja e platformave amerikane dhe kineze në të......
Siguria në Ballkanin Perëndimor, Albin Kurti pret ish Presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviç në Prishtinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Mediat thanw se “z. Gjukanoviq i uroi......
Sllovenia përgatit legjislacionin për të ndaluar mediat sociale për personat nën 15 vjeç
Sllovenia po përgatit një projektligj për të ndaluar aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, tha zëvendëskryeministri Matej Arcon në një......


