Shqipëria Postuar më 27 Prill 2026, 09:53

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë dhe është shitur me 82 lekë në raport me javën e kaluar.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar lëvizje të forta të kuotës këtë të hënë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka shënuar një zbritje të lehtë të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke u blerë këtë të hënë me 103 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë krahasuar më një javë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik duket të këtë ruajtur relativisht po të njëjtat kuota sikurse edhe javën e shkuar duke mos pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës sot duke u blerë me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.4 lekë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat