Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 09:47

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja? – Dobësohet ndejshëm Dollari amerikan

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja? – Dobësohet

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes në raport me javën e kaluar me 81 lekë dhe është shitur me 82.2 lekë.

Monedha europiane ndërkaq ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës gjatë këtyre dy ditëve krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 96.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu është forcuar gjatë fundjavës duke fituar pikë krahasuar me javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 104 lekë dhe është shitur me 105 lekë duke e nisur këtë të hënë pozitivisht.

Paundi britanik sakaq nuk duket të ketë pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës gjatë që shkoi duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe duke u shitur me 111.5 lekë në raport me javën e kaluar referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat