Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2025, 12:54

Shqipëria, platformë për të tërhequr talentet e diasporës - Xhafa: Do të rritet përfaqësimi dhe roli i tyre në vendimmarrje

Nga Ledina Elezi

Shqipëria, platformë për të tërhequr talentet e

Shqipëria do të krijojë një platformë me të gjithë emrat e shqiptarëve të diasporës që kanë spikatur për talentin dhe aftësitë e tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Ermonela Xhafa u shpreh se duke nisur nga viti i ardhshëm do të krijohet një platformë e dedikuar me emrat e këtyre personave, me qëllim përfshirjen në procesin e vendimmarrjes, si për shembull duke marrë pozicione të rëndësishme në institucionet shtetërore, por jo vetëm.

“Ministria e Punëve të Jashtme, ministritë, Agjencia bën thirrje të vazhdueshme për diasporën për t'u përfshirë këta elementë shumë të përparuar, me një CV shumë të mirë për Shqipërinë. Është një nga përcaktimet të cilat për vitin 2026 jemi duke marrë masat për krijimin e një platforme konkrete me CV e secilit prej tyre dhe kjo vjen prej hapjes dhe evidentimit të shumë figurave të cilat i evidentojmë nga LinkedIn dhe Facebook, nga arritjet e tyre dhe një nga sfidat të cilat e ka kryesisht Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Agjencinë është ngritja e një platforme ku do të përfshihen të gjitha CV-të e personave dhe atyre pjesëve të diasporës që duan të kontribuojnë në përparimin e Shqipërisë dhe integrimin e Shqipërisë sa më shpejt në BE”, u shpreh Xhafa.

Gjatë fjalës së saj, Xhafa theksoi se aktualisht po krijohet një lidhje edhe me shqiptarët në Ukrainë.

“Duam të shtrihemi deri në Ukrainë, për herë të parë jemi duke diskutuar që të vijë një grup nga Ukraina të diasporës së hershme atje”, tha ajo.

Agjencia Kombëtare e Diasporës shpërndan një sërë thirrjesh për lidhjen e diasporës me zhvillimet e ndryshme brenda Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat