Importi i bulmetit prek nivelin më të lartë/ Tremujori i tretë i 2025-s shënon rritjen më të madhe në dy dekada

Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut shqiptar nga furnizimet e huaja për produktet bazë ushqimore. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga korriku deri në shtator, vlera totale e importeve në këtë kategori ka arritur 2.28 miliardë lekë, me 815 milionë lekë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë lekë në shtator, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.
Rritja e importeve mund të lidhet drejtpërdrejt me pakësimin e numrit të kafshëve qumështore dhe rënien e prodhimit të brendshëm të qumështit, nisur po nga shifrat e INSTAT. Sipas statistikave blegtorale për periudhën 2020-2024 shohim një rënie të qëndrueshme të prodhimit të qumështit në vend, e cila shpjegon në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e importeve të bulmetit. Sipas shifrave zyrtare, prodhimi total i qumështit ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024
Por, rritja e importeve nuk po shoqërohet me ulje çmimesh për konsumatorin. Përkundrazi, të dhënat tregojnë se çmimet e produkteve të bulmetit në treg kanë ruajtur në nivele të konsiderueshme.
Por cilat janë vendet nga i kemi importuar këto produkte?
Italia, Gjermania, Serbia, Greqia dhe Holanda janë pesë partnerët kryesorë të importit të produkteve te bukmetit, vezëve dhe mjaltit.
Edhe nëse i referohemi importit në peshe për këtë kapitull, të dhënat tregojnë se muajt e fundit janë shumë pranë rekordit historik. Sa i përket vlerës se tre muajve të tretë të vitit rezukton të jetë rritur me 3.3%, krahasuar me periudhën Korrik-Shtator të vitit 2024.
54 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Pushteti vendor, “kampion” për ankesa në KPP
Për, 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 54.6 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Sipas të dhënave......
“Ndikimi i sanksioneve në çmimet e naftës, i kufizuar” - IEA: Kapacitetet e tepërta të prodhimit do të stabilizojnë tregun global
Sanksionet ndaj vendeve eksportuese të naftës mund të rrisin çmimet, por efekti mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve të tepërta të prodhimit, ka......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Portit detar të Durrësit, Liburn Aliu.......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Librazhd - Projekti i OSSH, rreth 120 mln lekë për përmirësimin e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur hapjen e garës për rikostruksionin e rrjetit të tensionit të ulët dhe i kabinave në rrethinat e Librazhdit, me......
“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në......
Amazon do të shkurtojë 30,000 vende pune - Kompania kërkon të ulë kostot dhe reduktojë burokracinë
Amazon pritet të nisë një valë të re shkurtimesh që mund të arrijë deri në 30,000 vende pune në sektorin korporativ. Kjo masë vjen ndërsa kompania përpiqet......
Shqipëria forcon masat ndaj pastrimit të parave - Projektligji/ Risitë sipas standardeve të FATF, kontroll më i lartë mbi financimet
Qeveria ka fuqizuar masat ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit. Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......




