“Ndikimi i sanksioneve në çmimet e naftës, i kufizuar” - IEA: Kapacitetet e tepërta të prodhimit do të stabilizojnë tregun global

Sanksionet ndaj vendeve eksportuese të naftës mund të rrisin çmimet, por efekti mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve të tepërta të prodhimit, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol.
Javën e kaluar, çmimet globale të naftës u rritën me mbi 7%, ndërsa nafta Brent u tregtua me rreth 65 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil. Masa synon të shtojë presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Megjithatë, Birol theksoi se ndikimi i sanksioneve në tregun e naftës është i kufizuar, pasi prodhuesit e mëdhenj kanë ende kapacitete të mëdha të pashfrytëzuara. “Sanksionet mund të nxisin rritjen e çmimeve, por për shkak të sasisë së madhe të naftës që mund të vendoset shpejt në treg, çmimet po mbahen rreth nivelit prej 60 dollarësh për fuçi,” tha ai.
Sipas burimeve tregtare, kompanitë shtetërore kineze të naftës kanë pezulluar përkohësisht blerjet e naftës ruse, ndërsa rafineritë indiane, blerësit më të mëdhenj të naftës ruse që transportohet përmes detit, priten të ulin ndjeshëm importet e tyre.
Në anën tjetër, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të njohur si OPEC+, po shqyrtojnë mundësinë e një rritjeje të lehtë të prodhimit në muajin dhjetor, “Pavarësisht tensioneve të shumta gjeopolitike në botë, si në Lindjen e Mesme, Rusi, Ukrainë apo luftërat tregtare, çmimi i naftës mbetet rreth 60 dollarë për fuçi, saktësisht siç kishim parashikuar,” deklaroi Birol.
Sipas tij, tregjet e naftës dhe të gazit po hyjnë në një periudhë të re, ku në mungesë të tensioneve të mëdha politike, pritet që çmimet e naftës dhe gazit të jenë më të ulëta. Ai shtoi se ndërmjet viteve 2026 dhe 2030 në treg parashikohet të hyjnë rreth 300 miliardë metra kub gaz i lëngshëm natyror (LNG), gjysma e të cilëve do të vijë nga SHBA, Kanadaja, Australia dhe Katari. Birol nënvizoi gjithashtu se qymyri do të mbetet një pjesë e rëndësishme e furnizimit me energji elektrike në rajonin aziatik për të paktën dhjetë vitet e ardhshme.
Ndërkohë, në fjalën e tij, Birol u bëri thirrje vendeve aziatike të investojnë më shumë në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve kritike, që janë thelbësore për prodhimin e teknologjive të gjelbra, baterive dhe turbinave me erë. Sipas tij, diversifikimi i zinxhirëve të furnizimit me minerale të rralla është jetik për sigurinë energjetike. Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare dhe për minerale kritike me katër partnerë nga Azia Juglindore, për të reduktuar varësinë nga furnizuesit kinezë dhe për të balancuar deficitin tregtar.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Portit detar të Durrësit, Liburn Aliu.......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Librazhd - Projekti i OSSH, rreth 120 mln lekë për përmirësimin e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur hapjen e garës për rikostruksionin e rrjetit të tensionit të ulët dhe i kabinave në rrethinat e Librazhdit, me......
“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në......
Amazon do të shkurtojë 30,000 vende pune - Kompania kërkon të ulë kostot dhe reduktojë burokracinë
Amazon pritet të nisë një valë të re shkurtimesh që mund të arrijë deri në 30,000 vende pune në sektorin korporativ. Kjo masë vjen ndërsa kompania përpiqet......
Shqipëria forcon masat ndaj pastrimit të parave - Projektligji/ Risitë sipas standardeve të FATF, kontroll më i lartë mbi financimet
Qeveria ka fuqizuar masat ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të terrorizmit. Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke regjistruar zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......
Taksa e gjelbër, nga janari 2027 - Familjet greke përballen me 800 milionë euro kosto shtesë
Rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit priten nga 1 janari 2027, me hyrjen në fuqi të tarifave të reja që do të prekin familjet dhe bizneset në të......
Sa vlen realisht paga minimale në Maqedoninë e Veriut? - Nuk mbulon nevojat bazike të familjeve. Çmimet e ushqimeve, mbi 30% rritje
Në letër, paga minimale në Maqedoninë e Veriut është 24,379 denarë apo rreth 397 euro. Por në realitet, kur i mbledh të gjitha shifrat, si çmimet, faturat,......




