Shqipëria Postuar më 28 Tetor 2025, 12:49

Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme

Nga Ola Mitre

Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat,

Një kredi prej 113.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”.

Në fokus janë tri fusha të ndërhyrjes: Forcimi i aftësisë ripërtëritëse të sektorit qeveritar dhe familjeve, forcimi i kuadrit për tregun e energjisë dhe përshkallëzimi i energjisë së rinovueshme dhe eficiencës së energjisë, si dhe mbrojtja e mjedisit dhe reduktimi i gjurmës së karbonit.

Ndërkaq, në kuadër të forcimit të tregut të energjisë, nxitjes së burimeve të rinovueshme dhe eficiencës energjetike, do të duhet të ndërmarren disa masa kyçe.

Sa i takon shtyllës së tretë do të duhet të miratohet ligji për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit, që i detyron prodhuesit të mbulojnë menaxhimin e mbetjeve të tyre, si dhe masa për uljen e shkarkimeve të gazrave serrë dhe atyre të fluoruara, përmes rritjes graduale të tatimit mbi karbonin. Drafti po diskutohet aktualisht në komisionet parlamentare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat