Shqipëria përgatitet të presë “kriptogjigandët” - Dokuzi: Tregues i qartë që vendi është gati për adaptimin e kriptove
Përfaqësues nga platformat më të njohura të kriptomonedhave, si Binance, Bitget, si dhe një nga pionierët që adoptoi kriptomonedhën më të madhe në botë Bitcoin, Nick Spanos do të ndajnë eksperiencat e tyre në Tiranë, në konferencën Balkans Crypto.
“Kjo konferencë është ndër më të mëdhatë në rajon, e fokusuar në financimin digjital, dhe fakti që po zhvillohet në Shqipëri është një tregues i qartë se vendi është gati për të adoptuar kriptomonedhat. Do të jetë një risi shumë e mirë për Shqipërinë,” shprehet eksperti i tregut të kriptomonedhave, Shahin Dokuzi.
Konferenca do të fokusohet kryesisht tek të rinjtë, pasi do të organizohet edhe konkursi Cointelegraph Pitch Competition, i cili synon të zbulojë startup-et më premtuese në fushën e kriptomonedhave.
“Përfitimi kryesor do të jetë në aspektin e të mësuarit. Nuk do të jenë vetëm leksione standarde, por do të trajtohen konkretisht çështje të tregut të kriptomonedhave. Po ashtu, konferenca do të ndihmojë në krijimin e kontakteve me përfaqësues ndërkombëtarë,” tregon zoti Dokuzi.
Sipas të dhënave nga Chainalysis, numri i portofolëve të investimit në Shqipëri përllogaritet në rreth 50 mijë, teksa vendi po përgatitet për një hap të ri zhvillimi në këtë sektor.
Mendimi juaj

Rreth 48 mln euro më pak kursime në Prill/ Depozitat bien me 0.35% krahasuar me muajin Mars
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me zbritje përgjatë muajit Prill të këij viti, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e......

Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët - Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar një iniciativë gjithëpërfshirëse prej 3 miliardë paund për aftësi që synon trajnimin e 120,000 punëtorëve......

Prof.Dr.Donjeta Bali, drejtuesja e re e QSUT - Ministrja Koçiu: Një profesioniste me përvojë!
Prof.Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Njoftimin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e......

E-Albania zgjerohet edhe në nivel bashkie - 76.9 milionë euro hua për digjitalizimin e shërbimeve dhe prokurimin
Qeveria do të marrë një hua nga në vlerën e 76.9 milionë eurove me qëllim digjitalizimin e shërbimeve në 61 bashki të vendit, për të ofruar më shumë......

Rijetësimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi” - Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve për PPP-në, projekti prej 118,000 m²
Qeveria ka autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare, për të vepruar si zhvillues i pronës, me qëllim realizimin e projektit të investimit “Rijetësimi i......

Portofoli i kredisë shtohet me 100 mld lekë/ Në Prill rritja vjetore vlerësohet në 13%. Në një muaj u rrit me 5.5 mld lekë
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

AKSHI bëhet zyrtarisht anëtare i organizatës lidere globale në mbrojtjen kibernetike!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar sot se është bërë zyrtarisht anëtar i FIRST, organizatës lidere globale në fushën e reagimit ndaj......

Elon Musk distancohet nga Trump - Cila është arsyeja e largimit të tij të papritur nga qeveria amerikane?!
Ekzekutivi miliarder i Teslës, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi udhëhoqi një fushatë të trazuar, gjatë së cilës ai përmbysi disa agjenci......